Investigimi i ‘Plug” për tenderat e ministrit Pirro Vengu, Hoxhaj: U abuzua me 12 milionë euro...

15:56, 12/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, dyshohet se ka abuzuar me të paktën 12 milionë euro përmes tenderave të prokurimit publik gjatë kohës që drejtonte këtë institucion. Një investigim i emisionit “Plug” ka zbardhur detaje nga një raport auditimi i pa publikuar më herët i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili hedh dritë mbi një skemë të dyshuar abuzive në blerjen e tre vinçave për nevojat e portit.

Drejtuesi i “Plug” Julian Hoxhaj ishte i ftuar ne edicionin e mesditës në Syri tv në një intervistë me gazetarin Arnold Kariqi ku shpjegoi detaje të investigimit.

Sipas raportit të KLSH-së, që mbulon periudhën 2021-2022, Autoriteti Portual Durrës ka kryer prokurime publike në vlerën e rreth 32 milionë eurove. Nga kjo shumë, më shumë se një e treta, rreth 12 milionë euro, është shpenzuar për blerjen e vetëm tre vinçave, pasi porti ndërpreu kontratën me një kompani të huaj për përpunimin e kontejnerëve.

Investigimi, sipas gazetarit Hoxhaj, i bazuar në gjetjet e auditimit, tregon se të tre tenderat për blerjen e vinçave janë fituar nga e njëjta kompani, duke ngritur dyshime të forta për mungesë gare dhe paracaktim të fituesit. Sipas denoncimit, procesi duket të ketë qenë i manipuluar që në fillim, duke nisur me hartimin e kritereve teknike.

Ky veprim i Autoritetit Portual, jo vetëm që është i parregullt, por edhe tregon një qëllim të qartë për të favorizuar një operator të caktuar ekonomik, duke i siguruar atij likuiditet financiar dhe duke eliminuar konkurrencën. Gjetjet e detajuara në raportin e KLSH-së përbëjnë një material të bollshëm për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të nisur një hetim të thelluar mbi procedurat e prokurimit dhe përgjegjësinë e ish-drejtuesve të Portit të Durrësit.

Arnold Kariqi: Do të fokusohemi tek denoncimet që vijnë nga emisioni Plug sa i përket Pirro Vengut, i cili dyshohet se ka abuzuar me të paktën 12 milionë euro tendera gjatë kohës që drejtonte portin e Durrësit. Unë kam të ftuar pikërisht autorin e këtij emisioni dhe redaktor në Syri Televizion, Julian Hoxhaj. Të ndalemi pak tek ajo që u transmetua, mbrëmjen e djeshme në “Plug”. Bëhet fjalë për Pirro Vengun, ku akuzohet për abuzime në tendera. Auditimi ka nxjerrë se të tre tenderat i fitoi e njëjta kompani me shkelje të rënda të kritereve teknike. Pikë së pari, për çfarë bëhet fjalë?

Julian Hoxhaj: Atëherë, Pirro Vengu sigurisht që është një nga ata ministra të cilët ne e kemi denoncuar shpesh, është denoncuar në publik vazhdimisht nga media, por sigurisht dhe emisioni “Plug” e ka pasur në fokus që në krye të herës. Rasti i fundit apo denoncimi i fundit ka të bëjë me një material ekskluziv që emisioni “Plug” e ka siguruar nëpërmjet burimeve të veta dhe është një material, një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i papublikuar, i cili tregon se gjatë periudhës që Pirro Vengu ka drejtuar Portin e Durrësit, po themi vetëm për dy vite që janë audituar, pra periudhën 2021-2022, janë kryer rreth 32 milionë euro prokurime publike, pra tendera, siç i njohin njerëzit. Dhe, një e treta apo më shumë se një e treta e këtyre tenderave është kryer vetëm për blerjen e tre vinçave.

Tre vinça janë blerë gjatë periudhës 2021 dhe 2022, pasi autoriteti portual Durrës prishi kontratën që kishte me një kompani të huaj për përpunimin e mallrave pra në portin e mallrave ku bëhet përpunimi i kontejnerëve, ngarkimi dhe shkarkimi i tyre nga vinçat me tonazh të rëndë. Dhe pasi u largua kjo kompani, sigurisht që u lind nevoja që Portit të Durrësit i duhej që të blinte tre vinça të rinj për të kryer këtë këtë proces pune. Deri këtu duket gjithçka në rregull.

Abuzimi nis pikërisht me tenderat. Pra, si në çdo rast tjetër, edhe në rastin e Pirro Vengut gjatë kohës që ka qenë drejtori i Portit të Durrësit, apo siç kemi parë rëndom tashmë nga dosjet që ka zbardhur SPAK, por jo vetëm, edhe nga dosjet që kemi denoncuar ne, duket që tenderi që në fillim ka qenë i paracaktuar. Pra janë blerë tre vinça me tendera të paracaktuar. Të paktën kështu pretendon Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka audituar pikërisht Autoritetin Portual Durrës dhe për këtë ka disa fakte. Së pari, kompania që ka fituar të tre tenderat është e njëjtë. Pra në të treja procedurat e prokurimit, pra kjo do të thotë që nuk ka pasur garë.

Arnold Kariqi: Për të tre vinçat është e njëjta kompani?

Julian Hoxhaj: Pra, kjo është vetëm hyrja. Kur shkon më tej auditimi, sepse është është një hetim i mirëfilltë që në rastin konkret Prokurorisë së Posaçme nuk do t'i duhet shumë punë, mjafton të disponojë dokumentet dhe të nisë hetimin dhe të regjistrojë procedimin penal ndaj, drejtuesit, ish-drejtuesit të Portit të Durrësit që sot është ministër i Mbrojtjes dhe pasi ka shkuar më tej, ka zbuluar edhe abuzimet konkrete. Abuzimet nisin që në krye të herës kur janë vendosur kriteret teknike nga komisioni i vlerësimit të ofertave. Këto kritere janë hartuar në mënyrë të tillë që të favorizonin pikërisht një kompani të caktuar dhe në rastin konkret është kompania Hiter Poëer. Çfarë ka ndodhur? Një nga kriteret teknike është sigurisht që kompania duhet që të përmbushë kriterin financiar, pra që është një kompani që jep garanci që është gati të marrë pjesë në këtë tender.

Po çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që për herë të parë, të paktën nga eksperienca ime në fushën e investigimit të procedurave të prokurimit publik, rezulton që, Autoriteti Portual Durrës vendos që t'i japë 20% paradhënie kompanisë. Pra, që këtu është prishur gara. Sepse vetë Autoriteti Portual Durrës ka vendosur që ta shpërblejë kompaninë apo t'i japë para që në fillim kompanisë, për tenderin që shkonte rreth 4.6 milionë euro me TVSH, t'i japë që në fillim 20% të shumës totale të këtij tenderi.

Arnold Kariqi: Cila ishte arsyeja?

Julian Hoxhaj: Arsyeja… e dinë vetëm ata që e kanë bërë. Pse duhej të përcaktohej një kriter i tillë. Por jo vetëm kaq. Duke shkuar më tej, audituesit kanë gjetur që pasi është bërë, pasi ka nisur po themi procedura e tenderit, rezulton që kompania që ka fituar tenderin kishte lidhur...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco