Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Lubia, se po fshehin dhe shkatërrojnë dokumente të rëndësishme, duke vonuar publikimin e vendimeve në Fletoren Zyrtare.
Berisha denoncoi “kamionët me thasë dhe baule” që sipas tij transportojnë gjurmë krimesh nga Kryeministria dhe paralajmëroi se shqiptarët do të jenë ata që do të përmbysin, siç tha, këtë “narkoregjim”.
Fjala e tij:
Pyetje: Z. Berisha, një koment se pse nuk është botuar akoma në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese?
Sali Berisha: Sepse, në qoftë se vendimi i parë që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orësh, vendimi tjetër mbahet në sirtar, nuk zbardhet nga famozja që kryeson gjykatën, e cila është një militante e verbër e PS, nuk zbardh vendimin në mënyrë që Lubia të ketë kohë për të shkatërruar dokumente bashkë me Ramën. Ju i keni parë kamionët.
Kamionët çdo natë me thasë, me baule, dalin nga kryeministria për të zhdukur gjurmë krimesh. Të gjitha janë zhdukje krimesh.
Sigurisht e vonon kryetarja e gjykatës, një militante e verbër e PS, por edhe ajo do përfundojë ku e kanë vendin ata që nuk zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën.Pyetje: Z. Berisha, a u teprua sot me fjalorin e përdorur në Kuvend, dhe a jeni penduar tani pas dy orësh?
Sali Berisha: Unë nuk kisha dëgjuar ndonjëherë gra të përdorin fjalë të pista, siç përdorën deputetët socialiste.
Ato përdoren fjalë të turpshme. Po mbrojte hajduten, mund të bësh çdo gjë.
Ato gjoja u revoltuan nga një fjalë që po ta shohësh është absolutisht gjysmë letrare.
Për ata që e dinë shqipen mirë, ajo fjalë është gjysmë letrare.
Unë e përdora në kuptimin e asaj që të mos prish gojën time.Pyetje: Kur do përfundojë kilometri i fundit z.Berisha?
Sali Berisha: Kilometri i fundit përfundon me përmbysjen e këtij narkoregjimi. Shqiptarët e kanë në dorë dhe janë shumë të vendosur.
© SYRI.net