Opozita ka bllokuar foltoren gjatë seancës plenare. Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është ndërprerë fjala nga ana e kryetarit të Kuvendit.
Si pasojë opozita ka bllokuar foltoren duke mos lejuar vijimin e seancës. Deputetët opozitarë argumentojnë se kjo masë është e nevojshme për të kundërshtuar vendime që, sipas tyre, shkelin rregullat dhe interesat e qytetarëve.
Në rend dite sot është parashikuar zhvillimi i dy interpelancave me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.
Rendi i ditës në Parlament pritet të jetë i ngjeshur me kërkesa për llogaridhënie dhe votime projektligjesh. Deputetja Erisa Xhixho dhe deputeti Kapri kanë kërkuar interpelancë me Ministrinë e Arsimit mbi sigurinë në shkolla dhe masat kundër dhunës mes të miturve. Ndërkohë, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka thirrur në një seancë pyetje-përgjigje ministren e Shëndetësisë, Evis Salla, lidhur me problemet e shërbimit në qendrën shëndetësore të rrugës "Irfan Tomini".
Përveç interpelancave, deputetët do të votojnë ndryshime ligjore që prekin TVSH-në, akcizat dhe Trashëgiminë Kulturore. Seanca pritet të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, si pasojë e protestës së dhunshme të Partisë Demokratike dy ditë më parë, ku mbetën të lënduar efektivë policie dhe punonjës të medias.
© SYRI.net