Pasi e mbylli duke cënuar lirinë e shprehjes dhe ndaluar hapësirën kritike ndaj qeverisë së tij pak para zgjedhjeve të 11 majit 2025, qeveria Rama rikthen aksesin në platformën e TIK TOK gati një vit më pas .
Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit më 13 mars 2025.
Në vendimin thuhet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme”.
Rama u fsheh pas fatkeqësisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij në 2024,por ngjarjet e mëvonshme, dhuna mes adoleshentëve, vërtetuan katërcipërisht se vendimi i për të mbyllur rrjetin social TikTok ishte i motivuar nga frika e kritikave online para zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Mbyllja solli dhe reagimin e Organizata evropiane për lirinë e medias, Safe Journalists Network dhe Media Freedom Rapid Response, të cilët shprehën “shqetësimin serioz” ndaj këtij vendimi duke theksuar se ndalimi përbënte një kufizim ekstrem të të drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.
© SYRI.net