Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 43-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Ramës

Bllokohet aksi kombëtar Tiranë-Korçë, Alolli: Ky është 'bilanci' i rrugëve të Ramës

Bllokohet aksi kombëtar Tiranë-Korçë, Alolli: Ky është 'bilanci' i rrugëve të Ramës

14:06, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shembja e gurëve masiv tek ‘Kthesa e Dragostunjës’ ka bllokuar pa afat lëvizjen drejt Juglindjes. Aksi Librazhd-Qafë Thanë është e vetmja rrugë nacionale për të shkuar drejt Korçës e më tej drejt Maqedonisë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar deputetja e PD, Ledina Alolli, e sipas saj ky është 'bilanci' i rrugëve të Edi Ramës.

Reagimi i deputetes së PD, Ledina Alolli:

Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar.
Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik.
Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut.
Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco