Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Rama edhe sot në Izrael nuk tha asnjë fjalë për Planin e Paqes Trump!!

Rama edhe sot në Izrael nuk tha asnjë fjalë për Planin e Paqes Trump!!

20:49, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tritan Shehu 

Edhe kur foli aty për “paqen e bashkëjetesën midis palestinezëve e izraelitëve”, asnjë prononcim për atë plan mbi të cilin është mbështetur shpresa e paqes dhe e bashkëjetesës në atë Rajon.

Sikur po paraqiste një “tezë” a kërkesë personale, jashtë dhe mbi Planin Trump!

Vetëm mungesë realizmi të jetë ky?!

Deri më sot Rama asnjëherë nuk e ka përshëndetur këtë plan thelbësor për paqe e stabilitet, shumë më tepër se për konfliktin në Gaza ai.

Ashtu si kanë vepruar të gjithë liderët e qeverive a shteteve demokratike.

Rama në fakt as e ka përmendur, sikur të mos ekzistonte ai Plan.

Jo se kjo ia ul vlerën atij Plani unik Paqeje të Presidentit Trump.

Por ngel një çështje, që Rama duhet të japë shpjegime.

Ku qëndron arsyeja? Shumë e fortë duhet të jetë.

Ndërsa në lidhje me protokollin e pritjes së tij në Izrael, ai nuk mund të personalizohet, siç në Tiranë po tentohet të bëhet.

I takon shqiptarëve, asaj që ata me heroizëm bënë dikur gjatë pushtimit nazist.

Miqësisë së ngushtë e respektit të thellë, që shqiptarët kanë për Izraelin, atë vend mik demokratik, barrierë ndaj terrorizmit.

Për popullin izraelit, për ata njerëz që për dhjetëra vjeçarë jetuan këtu në Shqipëri me ne, në miqësi e lidhje të paharrueshme.

Për atë popull që në ngjashmëri me shqiptarët i rezistuan “dallgëve” të shekujve, shtypjeve, pushtimeve të gjata e tentativave për t’i zhdukur në identitet, kulturë, tradita…

Për t’i tjetërësuar, ashtu si tentuan të bëjnë me shqiptarët për qindra vite.

Por që në të dy rastet dështuan, sepse u qëndrua fort e me dinjitet, pavarësisht represionit e terrorit.

Duke bashkuar ngushtësisht kështu njerëzit e vendet tona.

Kjo nuk mund të personalizohet e as privatizohet nga Rama, a kushdo tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco