Harxhi: Parlamenti ratifikoi një dokument ku s'jemi palë, Shqipëria nuk ka firmosur asnjë marrëveshje për ‘Bordin e Paqes’

20:32, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Diplomatja dhe anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ishte e ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ku përballë moderatores Armela Ferko ka folur në lidhje me takimin e Davosit ku është nënshkruar dhe krijimi i ‘Bordit të Paqes’ dhe mungesën e Edi Ramës.

Sipas Harxhit, Shqipëria nuk ka firmosur asnjë marrëveshje, por vetëm ka rafitikuar një dokument ku ende nuk është palë.

‘Ne nuk kemi firmosur asgjë. Ne vetëm kemi ratifikuar një marrëveshje për të cilën ne nuk jemi palë ende. Sepse një letër... Është logjike kjo? Është kështu?

Absolutisht. Ne nuk jemi palë ende në këtë marrëveshje. Që të bëhemi palë duhet të kemi firmosur një dokument në të cilën jemi palë. E para, përpara se të firmosësh atë dokument do duhet të dish se cila është karta, çfarë përmban ai dokument, dhe ka një set normash ligjore që të çojnë tek nënshkrimi i një marrëveshje ndërkombëtare. E para kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare ende, sepse është vetëm një organizatë e cila, apo një grup, një bord, i cili është sot, është njohur, bota është njohur me të nëpërmjet nënshkrimit të Presidentit Trump dhe 18-19 presidentëve të tjerë, përfaqësuesve të tjerë, jo presidentë, përfaqësuesve të tjerë. Kështu që Shqipëria ende nuk e ka të qartë se çfarë ka ratifikuar. Për këtë arsye unë mendoj që ajo e sotshmja në parlament ishte 'shoë' i radhës i këtyre ditëve nga Kryeministri, për t'i treguar, është edhe e Bashkuara e Amerikës e para, se sa i zellshëm është ai për të kaluar një dokument që nuk ekziston, për të cilën ai nuk ka firmosur, se ai nuk ka firmosur. Ka dërguar vetëm një përgjigje Presidentit Trump, një përgjigje me shkrim.

Po, nga vetë ai. Dhe e dyta, për ta firmuar që si mazhoranca dhe opozita në Shqipëri, kanë, faktikisht kanë vendosur që Edi Rama të jetë përfaqësues i Shqipërisë. Ka legjitimuar veten e tij pikërisht për të qenë përfaqësues i Shqipërisë në një kohë kur shumë shtete të mëdha, ju e keni parë, kanë vendosur aty ministra të jashtëm, nivele zëvendëskryeministrash e tjerë, përveç tre-katër presidentëve që ishin prezent.

Të cilët janë miq të drejtpërdrejtë të Presidentit Trump, këtë duhet ta themi.

Ekipi i tij ka siguruar që përpara që të mos kishte të tillë, prandaj dhe Presidenti e tha këtë gjë, që ka dhe njerëz të cilët unë nuk do të pëlqeja që të isha në një sallë, që nuk do t'i doja, nuk do t'i pëlqeja. Dhe hodhi sytë nga të gjithë dhe tha pastaj që, ok, këtu mes nesh nuk jam të tillë. Nuk ka nga ata’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, Edith Harxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco