Një qytetar ka mbajtur një fjalim të fortë në protestën e 43-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ku solli në vëmendje çështje të sigurisë, drejtësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe problematikave sociale që, sipas tij, shqetësojnë shqiptarët.
Duke folur para protestuesve, ai përmendi raste të viktimave që lidhen me sigurinë dhe drejtësinë, ndërsa ngriti shqetësime për zonat natyrore dhe pasuritë publike të vendit.
Ish-punonjësi i sistemit të burgjeve u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë, duke deklaruar se kërkesat e tyre lidhen me të ardhmen e Shqipërisë.
Qytetari: Mirëmbrëma nëna dhe baballarë, motra dhe vëllezër! Mirëmbrëma rinia e mrekullueshme e Shqipërisë!
këtu në protestë për Ardit Gjoklajn. Jam për Klodian Rashën. Jam në protestë për Martin Canaj, u vra për shkak të sigurisë që nuk ekziston në shkolla, nuk funksionon sistemi i drejtësisë. Jam këtu për Sazanin, jam këtu për Butrintin, për Zvërnecin, për Rrjollin, Ranën e Hedhun, Thethin, jam për gjithë fushat e malet që po na i krapisin këta maskarenj. Jam për Oroshin, bjeshkën e Oroshit të mrekullueshëm. Jam për Mirditën, për lumenjtë e mrekullueshëm të cilët i kanë fut nëpër tuba edhe arrijnë te ujëçelësit edhe s'kanë pika ujë, s'ka kroje. Kanë shterur të gjitha krojet sepse s'kanë ku të pijnë ujë. S'kanë ku të pijnë ujë as shpendët nëpër pyje, as kafshët e egra, dhitë e egra që na bëjnë shoqëri, se s'kanë ku të pijnë ujë.
Jam këtu për policët e burgjeve, një pjesë e të cilës kam qenë edhe unë, edhe unë kam dhënë dorëheqjen për shkak të presioneve dhe për shkak të një jete diskriminuese nga ato forca.
Kanë tre ditë që nuk marrin trajtimin ushqimor! Dhe lekët, të ardhura, të prapambetura qysh nga viti i kaluar... për t'ja u dhënë, po i shërbejnë për koncerte dhe për tallava. Jam për pjesën e ndershme të policisë së shtetit, por jo për ata që na hodhën ujë me spec! Për ata që na hodhën gaz dhe helm mbi kokat!
A i lejojnë familjet e tyre këta maskarenj, a e hanë dot ushqimin e pagës së tyre që të marrin nga xhepi, me helmin që u hodhën shqiptarëve?! Që u hodhën fëmijëve të tyre, nënave dhe baballarëve, protestuesve paqësorë?! Jam këtu për t'i thënë zotit Edi Rama, dhe këta... dhe këtyre pisave që dalin e hakërrehen: E keni kot! Nuk na trembni! Para hekurave tuaj dhe nuk të trembemi me... edhe para çakejve e ujqërve të tyre!
Ju ftoj pa bindje feje, krahine, ideje, të mblidhemi këtu në shesh, sheshi i lirisë! I ftoj të gjithë ata që i shoh kafeve kur vij këtu për miting, miting proteste, por është pjesa më e bukur ku këtu të gjithë njëri-tjetrin e trajtojmë dhe e respektojmë si vëlla. Ndërsa këta kriminelë që mund të jenë në rreshtat e policisë, të bëjnë kujdes! Nëse familjet e tyre pranojnë të ushqehen me lekët e helmit që na hodhën prapa parlamentit, ne do të arrijmë t'i prangosim vetë ne këta! Edhe Edi Ramën do të shkojmë ta prangosim atje në parlament, ta ruajnë sa të duan zagarët! Do prangosim edhe Belindën! Që SPAK-u prej dy muajsh e ka të dërguar akuzën, por nuk sjell kërkesën në parlament. Pse e bën këtë? Pasi mbyllet sesioni parlamentar, dhe të dalin të fitojnë edhe ca muaj liri! Jo vetëm t'i arrestojmë e t'i çojmë në burg, po t'ju marrim gjithë pasuritë dhe t'ja kthejmë popullit! T'ja kthejmë policëve të keqtrajtuar! T'ja kthejmë minatorëve të Spaçit që punojnë atje në tokën e tyre, nxjerrin floririn dhe paguhen me paga qesharake dhe hiqen nga puna si pa të keq!
Ju faleminderit dhe ju kërkoj të bashkoheni të gjithë këtu në shesh, sheshi i lirisë! Faleminderit!
© SYRI.net