Tridhjetë deputetë të Partisë Socialiste i kanë dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit për të thirrur nesër më 22 janar ora 10:00 seancën plenare për të ratifikuar marrëveshjen e pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.
Miratimi i projektvendimit për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes".
Shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes".
Komisioni përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit të jetë Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, mbledhja e të cilit të zhvillohet më datë 22 janar 2026, ora 11:00.
Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.
Përveç Shqipërisë edhe Kosova ka pranuar ftesën e Trumpit.
© SYRI.net