Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se shqiptarët do të japin përgjigjen e merituar për Edi Ramën dhe Taulant Ballën më 24 janar, duke e konsideruar këtë datë një moment kyç për të shprehur vullnetin e popullit.
Në konferencën me gazetarët të mbajtur gjatë ditës së sotme, Berisha tha se qytetarët janë të vetmit që kanë të drejtën dhe fuqinë të vendosin për të ardhmen e vendit, dhe se kjo përgjigje do të jetë e fuqishme ndaj veprimeve të qeverisë, të cilat ai i sheh si tentativë për të shpërfillur dhe manipuluar vullnetin e popullit shqiptar.
Berisha foli për një situatë të rëndë, ku qeveria ka përqendruar shumë pushtet dhe ka ndërhyrë në punët e institucioneve të shtetit, përfshirë edhe Parlamentin, duke e bërë atë një organ që funksionon nën ndikimin e mazhorancës.
Në këtë kontekst, lideri opozitar u shpreh se 24 janari do të jetë një moment vendimtar, ku qytetarët do të shprehin qëndrimin e tyre kundër kësaj situate dhe për një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme për Shqipërinë.
Deklarata e plotë:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS në konferencën e kryetarëve, ka kërcënuar opozitën se nëse nuk merr pjesë në dy reformat, zgjedhoren dhe territorialen, atëherë ndryshon formula dhe PS do të vijojë punën e vetme. Keni një përgjigje për Ballën. Një ide e tillë është artikuluar edhe nga Rama më herët.
Sali Berisha: Asnjë përgjigje përveç asaj që do i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës.
Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do thonë fjalën e tyre.
Kjo është përgjigja ime për ta.
© SYRI.net