Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e tij gjatë foltores së kreut të demokratëve Sali Berisha, në Kombinat.
Në fjalën e tij, Balliu theksoi se fati i Shqipërisë është i lidhur me fatin e opozitës dhe se guximi i demokratëve do e rrëzojë Edi Ramën, kryeministrin e lidhur me kartelet e drogës.
Balliu: Faleminderit! Të nderuar qytetarë të Kombinatit, demokratë, i nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, i nderuar kryetar i degës së gjashtë, zonja Zefi, e nderuar zonja Andia Ulliri, koordinatore në Kombinat, i nderuar zoti Ilir Ali Mehmeti, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë, të nderuar miq.
Këto ditë na gjejnë në ditë të vështira jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. Sepse fati i Shqipërisë dhe fati i opozitës janë një, pasi armiku është i njëjtë. Dhe sot ne duhet të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin, nuk flasim më për kundërshtarë politikë, nuk flasim më thjesht dhe vetëm për një debat politik, por ne flasim sot për një aksion mbarëkombëtar patriotik. Sepse çdo ditë që luftohet Edi Rama është një ditë që ndihmohet Shqipëria. Çdo ditë që goditet Edi Rama, është një ditë që ndihmohet Shqipëria. Ndaj për gjithsecilin nga ne që jemi sot këtu dhe të gjithë ata të cilët na ndjekin, mesazhi duhet të jetë një dhe i vetëm. Guxim, guxim, guxim. Të guxojmë për të larguar njëherë e mirë këtë qeveri. Të guxojmë në çdo shesh, të guxojmë në parlament, të guxojmë në komisione, të të guxojmë në këshillat bashkiakë, të guxojmë kudo. Sepse një gjë është e sigurtë, jo vetëm se duam ne, po gjithë bota po e shikon që Edi Rama nuk ka lidhje as me Shqipërinë, as me shqiptarët, por ka lidhje vetëm me kartelet e drogës.
Ne nuk jemi vendi i karteleve. Ne nuk jemi vendi i drogës. Fatkeqësisht sot qeverisemi nga një qeveri e drogës. Ndaj mbetet detyra jonë që të marrim hapat e nevojshme. Dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë atë që nuk është arritur deri më sot, por që të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Kur e gjithë bota e majtë u sul për të ekzekutuar opozitën në Shqipëri, falë mundit, djersës, qëndresës së qytetarëve shqiptarë dhe demokratëve në veçanti, as fuqia më e madhe nuk arriti të shëmbi shpirtin, dëshirën dhe guximin e demokratëve. Kur nuk arritën ata, Edi Rama nuk ka arrin, jo ai jo, ndaj do të jetë ai guxim dhe ai shpirt që do të shëmb.
© SYRI.net