Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Teneqet përballë kambanave dhe Rama në mes!

Teneqet përballë kambanave dhe Rama në mes!

13:59, 18/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Teneqen e Ftesës e dëgjuam, po kambanave te14 miliard eurove të vjedhura nga Rama dhe qeveria si i bëhet?

Ftesa për tu bërë pjesë e një organizimi ndërkombëtar ku nismëtar është SHBA dhe ftohen 100 vende mes tyre dhe Shqipëria gjëmoi si teneqe e çarë neper mediat dhe portalet e paguara nga Rama.

Teneqeja zhurmoi, zhurma mbaroi dhe kuptuam që Shqipëria do të marrë pjesë në këtë organizatë të re ndërkombëtare ashtu siç ka marrë pjesë në dhjetra e qindra organizma ndërkombëtare të tjera në 80 vitet e fundit përfshirë edhe komunizmin.

Meseleja mbyllet këtu, asnjë nuk emocionohet dhe askujt nuk i dridhet mishi nga emocioni për një ftesë të zakonshme pjesëmarrjeje, që nuk thotë asgjë.

Por të gjithë e dinë shumë mirë që halli i kësaj zhurme teneqesh mediatike të ftesës është tjetërkund.

Halli i madh janë 14 miliard euro të fundit të vjedhura e të plaçkitura nga Rama dhe qeveria përveç atyre të mëparshmëve, të denoncuara nga Ahmetaj, denoncimet e të cilit edhe me parë janë vërtetuar pikë për pikë.

Në këto 14 miliard eurot e fundit na del Rama familjarisht me baxhanak, e thjeshtrën e tij etj… dhe për këtë duhet të jenë në bankën e të akuzuarit.

Na del gjithashtu që në këto 14 miliardë euro të fundit është bërë batërdi në rrugët, tunelet, hidrovoret, në të gjithë infrastrukturën e vendit, që po shemben nga të katër anët e fundit.

Na del gjithashtu që për shkak të vjedhjes nuk investohet në sigurinë ushqimore dhe shqiptarët nuk dinë as se çfarë hanë.

Na del që Durrësi, do mbetet pa port dhe kjo aferë miliarda euro ka autorë Ramën, rusët, Alabarin e dreqin me të bir.

Na del Kompania e armëve dhe afera me qindra milionë euro me biznesmenë, që i përzë dhe NATO si të korruptuar gjer në palcë.

Na del që vidhen qindra miliona euro me kamerat përgjuese ku 15 mijë euro vidhen per kamerën e trupit dhe 52 mijë euro për çdo kamer tjetër.

Na del AKSH, por edhe Durana që nuk ekziston, por që mbulon një super aferë hajdute, ku vidhen qindra milion euro e ku është brenda edhe i pari i qeverisë familjarisht

Na del dhurata qindra milionë euro e koncesionit të rrugës Thumanë -Kashar.

Na del edhe Aeroporti i Vlorës me një tjetër histori të errët.

Teneqen e ftesës e dëgjuam që zhurmoi nja tre katër orë nëpër portalet e inceneratorëve edhe komentet e lloj lloj hajvanëve të paguar nga Rama, që e komentuan me një zell prej idiotësh.

Por kaq ishte zhurma e teneqes së ftesës së shtytur nga dëshpërimi i Ramës, e cila edhe mbaroi shumë shpejt.

Ndërsa vazhdojnë të gjëmojnë akoma edhe me fort kambanat e 14 miliardë eurove të vjedhura dhe që të gjitha bien vetëm për Ramën.

Kushdo e dallon kollaj diferencën mes teneqes dhe kambanës apo jo?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco