Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Ligji për barazinë gjinore/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për anulimin e tij

Ligji për barazinë gjinore/ Berisha: Do bëjmë gjithçka për anulimin e tij

20:34, 17/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë dëgjesave të Foltores së PD në Laprakë me mbështetësit, u ndal te ligji për barazinë gjinore.

Një qytetare pjesëmarrëse e cilësoi atë si një ligj të rrezikshëm. Berisha, teksa i dha të drejtë qytetares, nënvizoi se ai ligj tenton shkatërrimin e familjes tradicionale, PD kishte qenë kundër tij dhe premtoi se sapo opozita të vijë në pushtet, ligji i parë që do të shfuqizojë është ai që mazhoranca ka kaluar.

"Ne e kemi votuar kundër. Ju garantoj që do të jetë ligji i parë që do të rrëzojmë. E kemi dërguar dhe në gjuykatë Kushetuese pa ndonjë shpresë të madhe, po shohim dhe referendumin. Ne do bëjmë gjithçka për anulimin e tij"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco