Kryeministri Edi Rama, njeriu që ka përgjegjësi për hidrovorin 19-milionësh jo funksionalë, inceneratorët fantazmë dhe aksione propagandistike kombëtare të pastrimit me ushtri, gjen fajin për përmbytjet katastrofike të Durrësit tek… mbetjet plastike. Në vend që të mbajë përgjegjësinë e abuzimeve të pushtetit dhe infrastrukturës së papërgatitur, ai zgjedh të sulmojë qytetarët dhe ambientin, duke shndërruar një emergjencë të qartë njerëzore dhe institucionale në një mësim për riciklimin e mbeturinave. Paradoksi është i dhimbshëm: fjalë të mëdha për sfidat klimatike dhe ndotjetn, por realiteti i keqmenaxhimit mbetet aty, para syve të çdo familje që i është përmbyt shtëpia, toka bijqësore dhe biznesi.
Deklaratat të tilla Rama i ka bërë në një takim që po zhvillon me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.
Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal tek përmbytjet:
“Meqë është takimi i parë i vitit, ju uroj një vit sa më të mbarë familjarisht, profesionalisht dhe politikisht. Sot jemi këtu në vijim të takimeve të organizuara për të çelur vitin duke diskutuar për sfidat dhe patjetër për të vënë bashkë disa piketa të rrugës dhe për të përcaktuar çështjet kryesore me të cilat duhet të merremi bahskrisht sepse për çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e vogël në këto bashki, ato ju i dini vetë.
Dua ta nis me faktin që viti nisi me një situatë të vështirë atmosferike që preku një pjesë jo të vogël të komuniteteve dhe që na përballi me sfidën e emergjencës në kushtet që emergjencat poo bëhen sistematike epo marrin një profil tjetër si rezultat i ndryshimeve klimatike. Kemi më shumë thatësirë e zjarre e më shumë befasira në aspektin e atmosferës ku krijohen vorbulla si ajo e ditëve të para të vitit që sipas ekspertëve janë vorbulla që janë ngërçe në qarkullimin e flukseve të ajrit. Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e dikujt prej nesh që e trajtojnë ambientin si landfill dhe hedhin shishe e qese plastike”, tha ai.
© SYRI.net