Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Plani i ShBA/ Demiraj: Shqipëria në qendër të operacionit! Narkoqeveria e Ramës, lidhja e Sinaloas dhe Soros

19:50, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Administrata amerikane republikane, në bashkëpunim me shërbimet inteligjente, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit, po përgatit një ofensivë të gjerë kundër lidhjeve të politikës shqiptare me krimin e organizuar.

I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, Dritan Demiraj, ka theksuar se ky zhvillim vjen si një nga shqetësimet kryesore të politikës së Uashingtonit për rajonin, ku Shqipëria veçohet për lidhjet e saj me kartelet ndërkombëtare të drogës.

Sipas Demiraj, investigimet amerikane kanë zbuluar lidhje që shtrihen përtej rajonit dhe Bashkimit Europian, duke arritur deri te karteli famëkeq i Sinaloas dhe se hetimet e çojnë përgjegjësinë drejtpërdrejt te drejtuesit e lartë politikë në Shqipëri.

Gjithashtu Demiraj theksoi se pritet që rezultatet e para konkrete të këtij operacioni të bëhen të dukshme gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, me “goditje të forta” që synojnë shkëputjen e të gjitha lidhjeve mes politikës shqiptare dhe krimit të organizuar, duke filluar nga vetë narko-trafiku që pretendohet se drejton vendin.

Në përfundim, Demiraj u shpreh se për Uashingtonin është e papranueshme që Shqipëria të vazhdojë të drejtohet nga një kryeministër, i cili, sipas të dhënave të agjencive inteligjente, është i provuar për lidhjet e tij me botën e krimit.

Intervista:

Demiraj: Në mënyrë të veçantë kjo është një çështje që po ndiqet në bashkëpunim me shërbimet inteligjente, departamentin e drejtësisë, nën drejtimin e departamentit të shtetit. Një nga shqetësimet kryesore të politikës së Uashingtonit janë shqetësimet e Serbisë dhe në mënyrë të veçantë disa herë më tepër të Shqipërisë dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës jo vetëm brenda rajonit dhe Bashkimit Europian, por lidhjet e saj të përtejshme deri tek Sinaloa. Një pjesë e madhe e të cilave, si pasojë e investigimeve, e çojnë drejtpërdrejt lidhjen e tyre tek drejtuesit politikë të Shqipërisë. Dhe pikërisht kjo është një nga masat kryesore të cilat aktualisht, të paktën këto tre-katër javët e fundit, të cilat rezultatet e të cilave do t'i shikojmë përgjatë muajit janar, shkurt dhe mars, ku do të kemi goditje të fortë të gjithë lidhjeve të politikës shqiptare me krimin e organizuar. Duke filluar që nga narko-trafiku që drejton Shqipërinë.

Parruca: Pra do të ketë veprime të tjera të forta, thoni ju?

Demiraj: Pa diskutim. Kjo reflektohet edhe te dy dokumentat e strategjisë së sigurisë kombëtare të datës 12 dhe 25 dhjetor të vitit 2025, të cilat së pari e përkufizojnë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjen dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në sferën e tij, për të gjithë ata që dyshonin tashmë, se për shkak të interferencave të Kinës, të Federatës Ruse për të rritur prezencën e tyre për ta destabilizuar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, mesazhet e qarta të Uashingtonit, do të godasim narko-qeveritë. Dhe pikërisht, në asgjë nuk është e ndarë. Goditja e Maduros, me gjithë goditjet që po vijnë mbrapa, në nivel më mikro të Rama-durove, janë të gjitha pjesë e një plani të gjerë të Uashingtonit për të luftuar një herë e përgjithmonë lidhjet e krimit të organizuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Parruca: Po, këtu është folur shpesh në fakt, përgjatë kohës dhe janë bërë këto analiza, pra se si grupet e narkotrafikut që kanë arritur deri në Amerikën e Jugut, pastrojnë para, se si janë kooptuar në ekonominë e vendit, në politikën, në të gjitha institucionet e vendit. Duket se deri tani këto denoncime binin në vesh të shurdhër, por tashmë kemi një analizë që vjen nga një deklaratë e ambasadës amerikane që, edhe nga sekretari i shtetit Rubio që citohet atje, që duket e njëjtë si refreni që është dëgjuar për vite në Shqipëri. Pra se si e gjitha kjo e dëmton, e shkatërron shtetet kombe, shkatërron ekonominë e tyre dhe i forcon nga ana tjetër grupet e narkotrafikut. Si mendoni ju, sa ka ndikuar mundësia që këto grupe kanë pasur në Shqipëri për të hyrë në ekonomi, për të pastruar paratë e tyre, në forcimin e tyre deri në atë masë sa të citohen tashmë rëndom nga krerët e shteteve të Amerikës së Jugut?

Demiraj: Kam dy komente. Së pari, të gjithë e dimë lidhjet e kryeministrit Rama me administratën Biden. Me sekretarin Blinken dhe me administratën në përgjithësi, me të gjithë të tjerët. Ka qenë një lidhje shumë e madhe, edhe për shkak të George Sorosit dhe e kemi parë se sa e madhe ishte fuqia e Soros Junior edhe e Soros Senior deri tek zyra ovale. Së dyti, tashmë kemi hyrë në një administratë tjetër, e cila është votuar nga populli amerikan për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Që do të thotë jo vetëm për ta pastruar vendin brenda, por edhe për të rritur fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco