Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me kërkesën për heqjen e masës së sigurisë të vendosur nga SPAK.
Vendimi është marrë nga kolegji kompetent i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka kaluar çështjen për shqyrtim në seancë.
Sipas njoftimit, ende nuk është përcaktuar data e mbajtjes së seancës gjyqësore, ku do të shqyrtohet në themel kërkesa e Veliajt.
Ky zhvillim vjen pasi më 31 tetor Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut.
Ndërkohë, SPAK vijon hetimet, duke u shprehur se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar fonde të paligjshme për shkak të detyrës së tij si kryetar bashkie.
© SYRI.net