Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Bllokon prej një muaji arrestin e Ballukut, Rama premton reforma por harron korrupsionin

15:28, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar për nisjen e sesionit të ri parlamentar, ku në vend të fjalës për keqqeverisjen abuzimin me fondet dhe bllokimin e arrestimit të Belinda Ballukut, zgjodhi që të premtoj integrimin në BE nëpërmjet aksionit kundër produkteve të fshatarëve. Rama mori edhe kompetencat e kryeparlamentarit duke njoftuar ndryshime të reja në strukturën e Kuvendit, duke zhvlerësuar gjithashtu edhe rolin e opozitës.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste për sfidat e sesionit të ri parlamentar. Ndonëse prej 1 muaji ka urdhëruar Grupin Parlamentar dhe Kryetarin e Kuvendit për të bllokuar Komisionin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për ti hapur rrugë arrestimit, kryeministri Rama devijoi të gjithë retorikën në ato që i cilësoi reforma integruese, e për këto tentoi të zhvlerësoi rolin e opozitës.

Teksa Shqipëria ka njohur një bllokim disa vjeçar në procesin e integrimit, për kryeministrin Edi Rama, problemi nuk është keqqeverisja dhe aferat, por sot njoftoi një aksion të ri, me pretendimin se bllokimi i prodhimeve të fshatit, do ta çojë Shqipërinë më afër BE. 

Nëse deri dje, fajin për vonesat e integrimit ja faturonte burokracive të Unionit, sot kryeministri ndryshoi kurs duke pohuar se ky process është i vështirë, pasi kushtet janë bërë më të forta.

Pas ndryshimit në mënyrë të njëanshme të strukturës së Kuvendit, sot kryeministri Edi Rama njoftoi edhe ndryshime të tjera. Në rolin kryeparlamentarit, Rama paralajmëroi ndryshime në administratën e Kuvendit dhe nisjen e punës për një godinë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco