Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Mazhoranca do vijojë me dhunën e kartonëve në kuvend/ Rama: Me apo pa opozitën do vijojmë reformat…

11:47, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbledhja e Partisë Socialiste ka vijuar me fjalimet e Ramës, Peleshit dhe Ballës. Ndërkohë që rilindasit janë kujdesur që asgjë të mos bëhet publike. Takimi po zhvillohet me porta të mbyllura.

Gazetarja Ambrozia Meta ka mësuar se Rama ka deklaruar që “me, apo pa opozitën do vijojmë reformat”. Këtu bëhet fjalë edhe për reformën zgjedhore por edhe atë territoriale.

Ky duket ka qenë refreni i takimit të ditës së sotme. Pra nuk do të ketë asnjë tërheqje ne iniciativën e kartonit nga ana e rilindjes. Pra dhuna e kartonit do të vijojë edhe pse me shumë se gjysma e qeverisë së Ramës është nën akuza nga SPAK duke filluar nga zëvendësja e tij Balluku.

Ndërkohë që sinjalet nga SHBA dhe BE janë shumë të qarta. Pa një bashkëpunim dhe kordinimin me opozitën nuk do të ketë integrim.

Opozita nga ana e saj ka kërkuar dorëheqjen Ramës. Por ai siç duket i ka mbyllur veshët për këtë kërkesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco