Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Neza: Pezullimi i vizave na rreshton me vende autokratike, larg standardeve europiane

18:51, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi vendimin e administratës Trump për pezullimin e vizave me Shqipërinë, duke e lidhur atë me standardet e qeverisjes, zhvillimin ekonomik dhe gjendjen e arsimit në vend.

Sipas Nezës, vendimi nuk mund të shihet i shkëputur nga performanca e brendshme e shtetit. ‘Një gjë nuk mund të përjashtohet nga kjo: standardet që ofron administrata dhe qeverisja. Këto standarde nuk ndryshojnë mes një vendi me kapacitete të mëdha dhe vendeve që nuk kanë pothuajse asgjë,’ u shpreh ai.

Gazetari ngriti edhe dimensionin politik të çështjes, duke theksuar se zgjedhja përpara qytetarëve është e qartë. ‘Duhet kuptuar: a do të dalin qytetarët më 24 janar për të sjellë opozitën në pushtet, apo për të sjellë në pushtet standardet europiane?’ tha Neza.

‘Çfarë do të thotë që, çfarë do të thotë që, një gjë nuk mund të përjashtohet nga kjo. Standartet që ofron administrata dhe qeverisja nuk ndryshoi midis vendit tonë i cili ka një kapacitet shumë të madh mundësish, dhe atyre vendeve të cilat nuk kanë pothuajse asnjë gjë.

Duhet kuptuar domethënë që qytetarët shqiptarë me 24 janar do dalin për të sjellë opozitën në pushtet, apo për të sjellë pushtet standartet e Europianit?

Të rikthehemi standardeve europiane apo të lëmë këtë standard, i cili ne na rreshton me vendet e Afrikës lindore dhe perëndimore, bile me të jugut jo se janë shumë më mirë. Na rreshton me vendet e Kaukazit, që janë vende të gjitha autokratike. Kazakistani është një vend shumë i pasur. E ka, eksporton gjithë tabelën e Mendelejevit.

Edhe Azerbajxhani po ashtu. Pse, po pse këto vende eksportojnë këtë lloj emigracioni i cili ka nevojë për socialen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Për shkak se nuk e gjen, nuk ka akses te GDP-ja, nuk ka akses te ekonomia, te zhvillimi ekonomik, te pasuritë e vendit. E njëjta gjë është, e njëjta gjë është këtu, e njëjta gjë.

Po marr rastin ekonomik, po ne kemi rastin edhe të arsimit. Ne kemi atë gjetjet e PISA-s. Gjetjet e PISA-s të fundit, të cilët na kanë nxjerrë të fundit’, është shprehur ndër të tjera, gazetari Sami Neza në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco