Në një kohë kur Shqipëria përballet me afera të mëdha korruptive, sistemi i drejtësisë duket se ka zgjedhur të fokusohet në ngjarje të së kaluarës së largët të opozitës, duke ngritur akuza për standarde të dyfishta dhe njëanshmëri politike.
Së fundmi, vëmendja e prokurorisë është përqendruar në hetimin e financimit të një kuvendi të Partisë Demokratike të mbajtur vite më parë, një veprim që analistët e cilësojnë si cinik dhe të pabalancuar.
Sipas analistit Genc Burimi, ky hetim vjen në një kontrast të thellë me heshtjen ndaj skandaleve aktuale që përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë. Duke përdorur një alegori nga La Fontaine, situata përshkruhet si rasti kur “ujku, nga frika e luanit, ankohet për delen”, duke sugjeruar se drejtësia po shmang përballjen me pushtetin e vërtetë dhe po godet opozitën.
I ftuar në Task Force në Syri Tv, Burimi thekson se ndërsa hetohet një kuvend i opozitës i një dekade më parë, nuk ka asnjë hetim për kuvendet e shumta të Partisë Socialiste, veçanërisht ato të organizuara në diasporë, ku dyshohet se janë përdorur burime shtetërore dhe janë angazhuar qeveritarë. Po ashtu, mbetet pa përgjigje pyetja se kush financoi eventet masive elektorale të kryeministrit Rama, si ai në sheshin “Skënderbej” me mijëra karrige e ngrohëse, duke lënë dyshime nëse fondet erdhën nga partia apo nga taksapaguesit.
Ky selektivitet, sipas Burimit, është dëshmi e një cinizmi të thellë, ku drejtësia krijon një iluzion ndryshimi për të ruajtur status quo-në. Filozofia duket se është “të ndryshojë gjithçka, në mënyrë që asgjë të mos ndryshojë”, duke dhënë përshtypjen e një lufte kundër krimit, por pa prekur kurrë “kokën e peshkut”. Në këtë kontekst, një shqetësim i veçantë ngrihet edhe për rolin e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Evropës.
Burimi vë në dukje se Evropa, e cila shpesh mban qëndrime të forta për vlerat demokratike në vende të tjera, mbetet e heshtur përballë zhvillimeve në Shqipëri. Ky qëndrim pasiv shihet si shqetësues, sidomos kur kryeministri pengon drejtpërdrejt drejtësinë, duke refuzuar të lejojë hetimin e anëtarëve të kabinetit të tij dhe duke e vendosur veten mbi ligjin.
Më tej Burimi paralajmëron se nëse drejtësia nuk vepron në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, duke hetuar korrupsionin në të gjitha nivelet, ajo rrezikon të humbasë plotësisht besueshmërinë, duke lënë si alternativë të vetme zgjidhjen e tensioneve politike në rrugë.
Burimi:
Por që por m'u duk me shumë vend, sepse edhe njëherë, ja ku e ke llokmën me të cilën duhet të merresh, i them drejtësisë, shkon tani dhe kërkon legjitimitetin e financimit të kuvendit të PD-së, pa kërkuar asnjëherë legjitimitetin e financimit të kuvendeve të Ramës në diasporë, që shkonte me gjithë qeveritarët. Kush e paguante? E paguante shteti? Apo Partia Socialiste?
Nuk kërkohen po ashtu legjitimiteti i kuvendit të Ramës që bëri në sheshin Skënderbej në shkurt me kaluar, në fushatë, uli 6.000 karrike, me 6.000 ngrohëse, pa thënë kush i financoi, PS-ja apo taksapaguesit. Kjo është ajo cinizmi i madh i kësaj drejtësie shqiptare. Domethënë jep atë përshtypje si drejtësi që po ndryshon gjithçka, që ka ardhur koha tani e sherifave, që po bëjmë drejtësinë në vend. Po themel kryesore nuk ndryshon. Nuk shkojnë aty ku duhet shkuar, që është kryeqendra.
Peshku qelbet nga koka, që duhet shkojë te Edi Rama. Dhe kjo më duket shumë skandaloze, shumë skandaloze dhe po aq shumë skandaloze më duket edhe mungesa e emërtimit të gjërave, t'i emërtojmë gjërat. Në Iran i emërtojmë gjërat, në Venezuelë. Pse nuk i emërtojmë gjërat këtu? Edhe për ndërkombëtarët, edhe vetë drejtësia. Sot që sot, thotë, ky Edi Rama po pengon drejtësinë, po mbron korrupsionin, duke mos dorëzuar Ballukun.
Ai sot po i kundërvihet një vendimi drejtësie. Pse s'thuhet kjo gjë? Përse s'del kjo drejtësi sot të mbrohet, të thotë që ti nuk ke të drejtë? Ju zoti kryeministër, mbrokeni pavarësinë e legjislativit, mbrokeni pavarësinë e ekzekutivit, po pavarësinë tonë. Këtë, këtë s'e kuptoj unë. Përse kjo drejtësi kur zoti Berisha kërkoi të drejtën e tij, tani që Rama i tall, ka një muaj që i tall, ka rrëzuar asgjë. As këtë, as Gonzato. As Gonzato.
As kjo Evropë. Nuk flas për Amerikën sepse për Amerika le të themi që sot Amerika po tregon që vepron aty ku ka interesat e saja dhe është problemi i saj. Po kjo Evropë sot që dallohet nga Amerika pikërisht sepse kjo Evropë sot nuk është imperialiste, kjo Evropë sot nuk kërkon benefite ekonomike te vendet e tjera, kjo Evropë sot ka si flamur vlerat demokratike.
Po ti e shikon që vlerat këtu në Shqipëri me këtë kryeministër po po shkelen me këmbë. Edhe njëherë, për Berishën menjëherë u dha ajo leja që të arrestohesh, për Ahmetaj po ashtu, për Tahirin ndoshta u vonua pak po prapë u dha. Për Ballukun pse nuk veprohet kjo? Kjo më habit mua dhe prandaj e përdor Lafontenin.
Lafonteni thoshte, ti pas asaj që je i fortë apo i mjerabël, drejtësia të bën të bardhë apo të zi. Edhe Rama sot është i fortë sepse paska këta ndërkombëtarë që ende e mbrojnë dhe sot Berisha e vuri shumë mirë në dukje në fjalimin e tij atje në hyrje që tha që po bën lobing të jashtëzakonshëm. Po po, po bën lobing. Siç bën lobing të jashtëzakonshëm, botët arabe pranë Trumpit që mos të bombardojnë këto momente Iranin dhe e kuptojmë pse, sepse vendet arabe që janë rrotull, Arabia Saudite, Katari, Emiratet, nuk kanë asnjë interes që në Iran të ketë një revolucion demokratik dhe një demokraci.
Jo, krahasimi e bëj që tek me Evropa Perëndimore që dhe njëherë si flamur, si slogan ka vlerat. Po pra po, patjetër. Po Evropa Perëndimore bën tregti me Kinën, po thotë që në Kinë po nënshtrohet Tibeti, nuk ka demokraci.
Domethënë kjo Evropë di t'i thotë gjërat atje ku s'ka demokraci. Për këtu në Shqipëri pse e mbyll gojën? Kjo më shqetëson sot si evropian.Dhe njëherë, Edi Rama sot po na përkeq të gjithëve. Ka një muaj që ka shkuar kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut, nuk e jep. E bën ai kalendarin. Është ai i zoti i orërave, sikur i thonë në Zvicër ai që e ka bërë atë, ka shpikur orat dhe kur do ai e jep orën, akrepin, kur do ai.
© SYRI.net