Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

‘Rama, karshillëk SHBA-së’, Çeno: Fjalimet e tij, të ngjashme me të Enver Hoxhës kur luftonte imperializmin amerikan!

15:37, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, ku theksoi se "kinezët e shohin Shqipërinë si pikë mjalti", ka ndezur debate të forta, duke u interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe sfidues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Arnold Kariqit, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno, shprehet se kjo lëvizje e Ramës nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.

Por kjo retorikë, sipas tij, të kujton atë të periudhës së regjimit komunist kundër "imperializmit amerikan", me një sërë zhvillimesh shqetësuese që kanë tensionuar marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare dhe partnerit strategjik amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë cituar vazhdimisht shqetësimet e tyre për nivelin e lartë të kriminalitetit në Shqipëri, duke përmendur ekzistencën e karteleve të drogës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë, përfshirë ish-zëvendëskryeministra dhe drejtorë policie, në afera kriminale dhe korruptive. Kjo situatë, sipas raporteve ndërkombëtare, është më e thellë dhe problematike në Shqipëri sesa në vendet fqinje.

Një tjetër pikë fërkimi është klima e biznesit. Çeno thotë se kompani të shumta amerikane kanë raportuar se po përballen me bllokada dhe vështirësi të krijuara nga vetë qeveria shqiptare, duke u ankuar vazhdimisht pranë ambasadës amerikane dhe institucioneve të tjera në Uashington.

Kjo përplasje e retorikës dhe gjesteve diplomatike, për Çenon,  ndodh në një kohë kur Shqipëria duket se ka injoruar apelet e vazhdueshme të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Disa vende kanë probleme specifike, krahasueshmërisht me disa vende të tjera. Para pak javësh vetë Shtëpia e Bardhë publikoi edhe një listë tjetër të disa vendeve ku emigrantët që përfaqësojnë këto komunitete tregonin nivelin e përfitimit të ndihmave sociale në disa forma të ndryshme ëh që merrnin nga buxheti i shtetit amerikan. Shqipëria ka problematika akoma dhe më të thella, ku janë drejtpërdrejtë përplasja edhe e qeverisë me ambasadën amerikane, pra përfaqësuesit të drejtpërdrejtë të qeverisë amerikane në Shqipëri, qoftë kjo në nivelin e e rritjes së korrupsionit, qoftë kjo në edhe në mburojën ligjore apo edhe përtej ligjores që qeveria po i bën anëtarëve të saj të kabinetit, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një farë mënyre po kërkojnë një lloj ndërveprimi tjetër, pra që institucionet e drejtësisë të lihen të lirshme pra pa ndërhyrje politike për të ndërmarrë veprimet dhe aktet e tyre.

Pra ka një sërë biznesesh, kompani amerikane të cilat çdo ditë po ankohen për ndërveprimet me dhe bllokadat që po krijohen nga qeveria, drejtpërdrejtë nga zonja Balluku, por edhe nga kryeministri i Shqipërisë dhe përfaqësuesit e tjerë të këtij kabineti. Pra kemi kompani amerikane të cilat po ankohen çdo ditë në ambasadën amerikane dhe institucione të tjera ndërvarësi, po edhe institucione në pra ky ne kemi informacion që kompani në fushën e energjisë janë duke u ankuar drejtpërdrejtë në sekretariatin e energjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Departamentin e Shtetit gjithashtu. Pra kur mblidhen të gjitha këto së bashku, sigurisht që kjo është edhe një lloj fshikullimi politik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës disa prej këtyre vendeve po ja bëjnë.

Me pak shaka mund të themi dhe që filozofia dhe ideologjia e këtyre grupeve njerëzish është e trashëgueshme edhe gjenetikisht. Pra, ajo që do të doja të thoja përtej shakasë është që kjo fjalimi i Ramës më kujtoi dhe ato fjalimet e famshme të Enver Hoxhës dikur, kur luftonte kundër imperializmit amerikan, por jo vetëm imperializmin amerikan dhe përfundoi të luftonte dhe aleatët e asaj kohe, pra Kinën dhe Bashkimin Sovjetik. Në një farë mënyre ishin një lloj karshillëku i drejtpërdrejtë që i bëhesh përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ishte e pranishme aty, madje i uli dhe zëvendëskryeministren në krah... Absolutisht. Që është i akuzuar për korrupsion.

SPAK-u kërkon t’i hiqet imuniteti. Po, po ne, ne ndoqëm vetëm pak orë më tutje dhe reagimin e drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të ambasadës amerikane, në takimin që ne e dërguara e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në detyrë në ambasadën amerikane, ku në takimin me drejtuesen e re të Gjykatës Kushtetuese i kërkonte dhe i drejtohej qytetarëve shqiptarë, por jo vetëm, që Shqipëria duhet të eci, të avancojë përpara në zbatueshmërinë e e ligjit dhe ku personat që kanë kryer vepra penale si korrupsion dhe jo vetëm, të marrin dënimet e e caktuara dhe ai ishte një mesazh, një simbolikë mjaft e fortë, pasi në Gjykatën Kushtetuese ne e dimë që është vendimi pezull, pra që pritet të merret një vendim ndoshta javës tjetër, ëh për rastin e zonjës Balluku.

Ishte e pamundur për përfaqësuesen e ambasadës amerikane që të lëvizte... Po shiko, historia ne na ka mësuar që shumë liderë të ndryshëm politikë në botë i kanë bërë karshëllik Amerikës, po asnjëri prej tyre nuk ka dalë me sukses në fund. Karshëllik i bëri dhe Maduro presidentit amerikan, duke i treguar dhe koordinatat ku ishin, ndërkohë që forcat Delta, pra forcat ushtarake amerikane kishin kohë që përgatiteshin për atë lloj aksioni militar ku në një farë mënyre dhe e rrëmbyen në një farë mënyre vetë presidentin e Venezuelës. Ka një sërë përfaqësuesish global, pra liderë të shteteve të ndryshme të cilët e kanë provuar të bëjnë karshëllëk me amerikanët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco