Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Semani përmbyti fshatrat e Fierit pas 50 vitesh, abuzimi me 1.5 mln euro, Rama inspektoi argjinaturën pak kohë më parë

14:30, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa mosfunksionimi i hidrovorit u bë shkak për përmbytjen e Durrësit, abuzimi me 1.5 milionë euro fonde për argjinaturat, dyshohet se ishte shkaku për përmbytjen e fshatrave përgjatë lumit  Seman. Përmbytja në fshatrat që shtrihen përgjatë lumit Seman, ndodhi vetëm pak muaj pasi Edi Rama, Belinda Balluku dhe Anila Denaj, inauguruan ndërtimin e 8 km argjinaturë, që sipas tyre do të mbronte zonën nga përmbytjet. Duket se argjinatura jo vetëm nuk e mbrojti zonën, por sipas banorëve në këtë zonë përmbytja e fundit kishte ndodhur në vitin 1974.

SYRI TV

Siç konfirmojnë dy banorë të fshatit Mujalli, që shtrihet përgjatë lumit Seman, përmbytja e fundit e përmasave të këtij viti ka ndodhur në vitet 1962 dhe 1974. Por rreth 50 vjet më pas, banorët e fshatrave Mujalli, Grecalli, Libofshë etj, që shtrihen përgjatë lumit Seman, u gjendën përsëri të përmbytur, ndërsa shkaqet e saj duket se këtë herë nuk lidhen direkt me natyrën.

Teksa në Durrës, shkak i përmbytjes u bë abuzimi me 32 milionë euro për ndërtimin e hidrovorit dhe kanaleve të ujërave të larta, në fshatrat përgjatë lumit Seman, shkak dyshohet se është bërë abuzimi me fondet për ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse.

Vetëm pak muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, zëvendësja e tij Belinda Balluku dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, vizitonin ndërtimin e një argjinature të re përgjatë grykëderdhjes së lumit Seman në zonën e Topojës. Sipas Anila Denaj, argjinatura që në total kishte një gjatësi prej më shumë se 30 km do të shpëtonte tokat bujqësore nga përmbytja.

"Bëri të mundur që të kursehen nga përmbytjet 5.000 hektarë të njësisë administrative Topojë, por njëkohësisht dhe stacionit të ofimit i pompimit këtu i gazsjellësit të TAP" Deklaronte Anila Denaj. 

Por këto deklarata të Anila Denajt i përgënjeshtrojnë në mënyrë direkte Belinda Balluku, e cila tregoi indirekt se argjinatura ishte ndërtuar për të shpëtuar nga përmbytja parqet fotovoltaike në Topojë, për të cilat emisioni Plug ka bërë disa investigime ku ka treguar se këto parqe u janë dhënë njerëzve të afërt të Ballukut dhe kryeministrit Rama.

Image

 

"Ne kemi të ndërthurur dy sektorë shumë të rëndësishëm, atë të bujqësisë dhe atë të energjisë, duke qenë që gjithë zona e Semanit, tokat saline janë kthyer tashmë në parqe fotovoltaike" deklaronte Balluku.

Këtë deklaratë të Belinda Ballukut e pohojnë edhe banorët e fshatrave që u përmbytën nga Semani, të cilët thonë se investimi i fundit për ndërtimin e argjinaturave në këto zona ka qenë 50 vite më parë.

Gazetari: Po thonë që është bërë një argjinaturë e re tani para nja tre-katër muajsh.

Banorja: Jo, kjo, kjo ka qenë. Kjo ka qenë kjo.

Gazetari:  Se na thanë në Grecalli, Mujalli, nja 7 kilometra është bërë argjinaturë e re.

Banori: Në qoftë se e kanë shtuar andej apo...

Gazetari: Jo, jo, kjo argjinaturë kështu e kam njohur unë kur kam marrë vesh, që në 74-ën e...

Gazetari: Po kjo argjinatura kur është bërë? Sa vite ka që është bërë?

Banori: Po 50 e ca.

Për ndërtimin e kësaj argjinature të inauguruar nga Edi Rama, janë shpenzuar më shumë se 1.5 milionë euro.  

Ndërsa tenderat i ka fituar kompania Meteo SHPK. Ndryshe nga Topoja, ku duket se qeveria, pasi u dha leje për parqe fotovoltaike zyrtarëve të lartë socialistë, investoi dhe 1.5 milionë euro që ato të mos përmbyteshin, në krahun tjetër të Semanit, në Karavasta, aty ku një kompani franceze investoi në ndërtimin e një parku fotovoltaik pak vite më parë, mungesa e argjinaturës bëri që parku të përmbytej duke stakuar prodhimin e energjisë për disa ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco