Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Kreu i PD Itali takim me përfaqësuesit e ‘Forza Italia’, Doda: Trajtuam çështje me rëndësi, në fokus emigrantët shqiptarë

Kreu i PD Itali takim me përfaqësuesit e ‘Forza Italia’, Doda: Trajtuam çështje me rëndësi, në fokus emigrantët shqiptarë

13:56, 15/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD së degës, Itali, Bardhok Doda ka zhvilluar një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Giorgio Mulè dhe deputeten Erica Mazzeti.

Mule do të koordinojë  fushatën e ‘Forza Italia’ për referendumin për drejtësi, ndërsa Doda theksoi se gjatë takimit me ta, u trajtuan dhe diskutuan çështje shumë të rëndësishme që lidhen me emigracionin në Itali, me vëmendje të veçantë ndaj emigracionit shqiptar, por mbi të gjitha sistemit të drejtësisë dhe reformës së tij, të cilat janë thelbësore për të gjithë ata që jetojnë në Itali.

Diskutimi u përqendrua, gjithashtu edhe në afrimin midis dy popujve dhe rëndësinë e një bashkëpunimi gjithnjë e më të fortë midis Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa falenderoi edhe deputeten Erica Mazzeti për mbështetjen që ‘Forza Italia’ ka dhënë  ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Shqipërisë.

Statusi

Sot, falë të nderuarës Erica Mazzetti, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, të nderuarin Giorgio Mulè, i cili do të koordinojë fushatën Forza Italia për referendumin për drejtësi.

Ne trajtuam dhe diskutuam çështje shumë të rëndësishme që lidhen me emigracionin në Itali, me vëmendje të veçantë ndaj emigracionit shqiptar, por mbi të gjitha sistemit të drejtësisë dhe reformës së tij, të cilat janë thelbësore për të gjithë ata që jetojnë në Itali.

Diskutimi u përqendrua në afrimin midis dy popujve dhe rëndësinë e një bashkëpunimi gjithnjë e më të fortë midis Italisë dhe Shqipërisë.

Dua të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për Zëvendëspresidentin e Dhomës së Deputetëve, Giorgio Mulè, dhe të nderuarën Erica Mazzetti për angazhimin, disponueshmërinë dhe punën e tyre në emër të shqiptarëve në Itali, si dhe për mbështetjen e tyre ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco