Kur mediat ndërkombëtare po raportonin gjerësisht për vendimin e qeverisë amerikane për të pezulluar përpunimin e vizave për disa vende, mes tyre edhe për Shqipërinë, ministria e propagandës e Edi Ramës shpërndau një postim ku thuhej se pasaporta shqiptare po fuqizohet.
Nuk kishte në fakt ironi më të madhe se të shihje atë postim në një kohë kur vendi më i fuqishëm në botë kishte marrë atë vendim të rëndë për Shqipërinë.
Në të vërtetë, administrata e Donald Trump e ka vënë gishtin pikërisht tek dy plagët më të mëdha që ka prodhuar qeverisja e Edi Ramës në Shqipëri gjatë këtyre 13 viteve.
Bëhet fjalë për emigracionin dhe drogën.
Që kur ka ardhur administrata e re në Uashington, amerikanët kanë pasur vetëm një refren ndaj Shqipërisë: luftën ndaj karteleve të drogës dhe krimit transnacional.
Ndërkohë me vendimin e djeshëm të Departamentit të Shtetit, shqetësimi tjetër i Uashingtonit merr formë zyrtare. Emigracioni është shtyllë kryesore e politikës së Donald Trump.
Por këto 13 vite, Edi Rama ia ka dalë të prodhojë emigracion më shumë se çdo vend tjetër jo vetëm në Europë.
Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar drejt zonës Shengen, ndërkohë që ky numër është shumë më i lartë po të shtosh emigrimin drejt vendeve si SHBA, Kanadaja, Australia, etj.
Mendohet se më shumë se 43 përqind e popullsisë është larguar gjatë kësaj kohe për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.
Kur Donald Trump urdhëroi sulmin mbi Karakas për të kapur presidentin Nicolas Maduro, dy çështjet që e shqetësonin më shumë ishin droga dhe emigracioni masiv që prodhon Venezuela.
Për këtë të fundit, ky vend i Amerikës Latine as që i afrohet Edi Ramës.
Për ata që mundohen të ironizojnë çdo krahasim me rastin e Venezuelës dhe Maduros, mjafton të themi se në politikë nuk ka shumë koincidenca. Sidomos kur flitet për Uashingtonin.
© SYRI.net