Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Skandal, Rama blasfemon me emrin e Allahut në Abudabi/ Teologu: Ia arritëm ditës që propagandë të bëhet edhe me emrin e Zotit

Skandal, Rama blasfemon me emrin e Allahut në Abudabi/ Teologu: Ia arritëm ditës që propagandë të bëhet edhe me emrin e Zotit

22:15, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teologu Justinian Topulli ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama gjatë Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, ku ky i fundit përdori një shprehje metaforike duke iu referuar “humorit të Allahut” në kontekstin e varësisë së Shqipërisë nga reshjet për prodhimin e energjisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Topulli shprehet se politika nuk duhet të ndërtohet përmes batutave teologjike, sidomos në skena ndërkombëtare. “Ia arritëm edhe ditës që politikë nuk bëhet vetëm me propagandë, por edhe me batuta teologjike në rang ndërkombëtar!”, shkruan ai.

Sipas teologut, Kryeministri Rama ka krijuar përshtypjen se mund të fitojë simpatinë e vendeve arabe duke përfshirë emrin e Allahut në një zhargon banal dhe antropomorfist, duke e krahasuar mënyrën e të folurit me përfytyrime pagane apo mitologjike. Topulli thekson se, pavarësisht qëllimit të Ramës, emri i Zotit dhe qenia e Tij kërkojnë respekt dhe përulësi maksimale kur përmenden.

Ai shton se shprehje të tilla nuk krijojnë aspak përshtypje pozitive në vendet arabe dhe myslimane, përkundrazi, sipas tij, lënë një shije të shëmtuar dhe perceptohen si blasfemike.

Reagimi vjen pas deklaratës së Kryeministrit Rama, i cili në panelin e samitit tha se Shqipëria synon sovranitet të plotë energjetik deri në vitin 2028, duke theksuar se prodhimi i energjisë varet nga burimet ujore dhe reshjet. “Ne varemi nga humori i Allahut, kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, nuk kemi shi, kështu që na duhet të importojmë energji”, u shpreh Rama.

Postimi i plotë:

Ia arritëm edhe ditës që politikë nuk bëhet vetëm me propagandë, por edhe me batuta teologjike në rang ndërkombëtar!

Kryeministri Rama mendon se, mund të bësh për vete arabët duke përfshirë emrin e Allahut dhe qenien e Zotit në një zhargon banal antropomorfist, si të ishte duke folur për hyjnitë greke të Olimpit apo ndonjë zot të imagjinatës pagane.

Pavarësisht qëllimit të Kryeministrit Rama, që duket qartë nga konteksti i fjalisë, emri i Zotit dhe qenia e Tij meritojnë respektin dhe përulësinë maksimale kur përmenden. Për më tepër të tilla krahasime dhe shprehje në adresë të Krijuesit, nuk bëjnë aspak përshtypje pozitive në vendet arabe dhe muslimane, përkundrazi lënë një shije të shëmtuar dhe shihen si blasfemike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco