Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Xhaferri: SHBA na vë vizën prej karteleve, BE na heq fondet për axhendën digjitale pas skandalit të AKSHI-t

Xhaferri: SHBA na vë vizën prej karteleve, BE na heq fondet për axhendën digjitale pas skandalit të AKSHI-t

21:34, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim në FB, deputeti i PD, Besart Xhaferri ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për kapje të shtetit, lidhje me kartelet e drogës dhe korrupsion të thellë në institucionet kyçe, duke argumentuar se këto janë arsyet pse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndërmarrë masa të ashpra ndaj Shqipërisë.

Sipas tij, pezullimi i vizave nga SHBA dhe bllokimi i fondeve nga BE janë sinjale alarmante që e vendosin vendin në të njëjtin grup me shtete në luftë apo nën regjime autokratike, duke e bërë, siç thotë Xhaferri, largimin e kryeministrit një emergjencë kombëtare.

Postimi i plotë në FB:

Në një kohë kur kartelet e drogës dhe AKSHI janë kthyer në depozita personale për Edi Ramën, ku të parët i zhvat përmes lejeve të ndërtimit dhe arkitektëve, ndërsa tek AKSHI ka vendosur baxhanakun, SHBA dhe BE kanë kaluar në masa drastike.

Për shkak të lulëzimit të karteleve të drogës, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur Shqipërinë në mesin e 75 vendeve për të cilat po ndalon përkohësisht vizat e imigracionit.

Në këtë listë janë kryesisht vende në luftë dhe vende nën autokraci, si Somalia, Rusia, Afganistani, Brazili, Irani, Iraku, Egjipti, Nigeria, Tajlanda, Jemeni dhe vende të tjera.

Në këtë listë Shqipëria është vendosur për shkak të lulëzimit të karteleve të drogës.

Por në këtë ditë, një tjetër lajm i keq për Shqipërinë vjen nga Bashkimi Evropian, i cili, pasi ka bllokuar fondet IPARD për fermerët, ka vendosur të bllokojë edhe financimet për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin digjital, por arsyeja është e njëjtë, korrupsioni, i cili u ekspozua në dosjen e AKSHI-t.

Këto dy vendime të sotme nga dy aleatët tanë jetikë tregojnë se largimi i Edi Ramës është më emergjent se kurrë,  ndaj, më 24 janar, të gjithë do të derdhemi në shesh për të kërkuar largimin e tij dhe vendosjen para drejtësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco