Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Qytetarët e pafajshëm nuk mund të jenë 'dëmi kolateral' i një narko-qeverie...

Qytetarët e pafajshëm nuk mund të jenë 'dëmi kolateral' i një narko-qeverie...

21:30, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Bardh Spahia

​Është një padrejtësi ulëritëse dhe një turp kombëtar që sot, shqiptarët e ndershëm po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë nëpër botë për shkak të narko-qeverisë që drejton sot Shqipërinë.

Ndërsa qeveritarët dhe ortakët e tyre të krimit lëvizin lirshëm me pasaporta diplomatike ose me rrugë të errëta, është qytetari i thjeshtë, studenti ekselent, punëtori dhe mjeku ai që ndeshet me dyer të mbyllura dhe viza të refuzuara.

​Bota nuk po na izolon sepse jemi shqiptarë. Bota po na mbyll derën sepse pushteti që na drejton ka zgjedhur krimin para ligjit. Por kjo faturë nuk duhet të paguhet nga ne! Është e papranueshme që pasaporta jonë të njolloset nga bëmat e një grushti njerëzish që kanë kthyer shtetin në çifligun e trafikut.

​Ne jemi pengje të një qeverie që na ka vjedhur jo vetëm të tashmen brenda vendit, por tani po na vjedh edhe lirinë për të lëvizur jashtë tij. Izolimi ndërkombëtar është çmimi i korrupsionit të tyre, por jemi ne ata që e paguajmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco