Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Balliu: Rama premton integrimin në BE, por SHBA i ka pezulluar vizat Shqipërisë

VIDEO/ Balliu: Rama premton integrimin në BE, por SHBA i ka pezulluar vizat Shqipërisë

20:58, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së Klevis Balliu, ka akuzuar Edi Ramën, se po mashtron qytetarët me premtime për integrimin europian, ndërkohë që Shqipërisë i janë pezulluar vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, ky vendim nuk lidhet me sjelljen e qytetarëve shqiptarë, por me qeverisjen aktuale, e cila akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Ai thekson se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, marrëdhëniet me SHBA-në ishin të forta dhe në nivelin më të lartë diplomatik, ndërsa sot vendi po përballet me izolim dhe pasoja direkte për qytetarët.

Reagimi i deputetit të PD-së, Klevis Balliu:

Ndërkohë që Edi Rama vijon të tallet me shqiptarët duke u premtuar se “së shpejti” do të integrohemi në Bashkimin Europian, sot Shqipërisë i janë pezulluar vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk ndodh për faj të qytetarëve shqiptarë, siç përpiqet gjithmonë ta justifikojë kryeministri, por për faj të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.

Për të gjithë ata që deklarojnë se “të gjitha qeveritë në Shqipëri janë njësoj”, sot dua t’ua kujtoj një fakt të thjeshtë dhe të pakundërshtueshëm: në kohën e Partisë Demokratike, Presidenti i Shteteve të Bashkuara zhvillonte vizita zyrtare me ekzekutivin në Shqipëri. Sot, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm drejt SHBA-së.

Dallimi është i qartë. Atëherë Shqipëria kishte një qeveri që punonte për aleancën strategjike me SHBA-në dhe interesin kombëtar. Sot ka një qeveri që i shërben vjedhjes, korrupsionit dhe karteleve kriminale, duke izoluar vendin dhe ndëshkuar drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco