Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Shehaj: Projekti ‘Durana’ sfidon hapur drejtësinë e re, SPAK nuk ka reaguar

18:59, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me projektin ‘Durana’, të prezantuar nga qeveria Rama dhe Korporata e Investimeve Shqiptare, duke e cilësuar atë si një rast flagrant që kërkon hetim të menjëhershëm nga drejtësia e re.

Shehaj theksoi se Shqipëria disponon mekanizmat institucionalë për të ndalur abuzimet, por sipas saj, ato nuk po funksionojnë. Sipas ekspertes, situata është bërë alarmante, pasi ajo që ajo e quan ‘kriminalizim i shtetit’ ka arritur në një fazë ku po sfidon hapur edhe institucionet e reja të drejtësisë.

Ajo shtoi se bashkëpunimi i pushtetit me elementë kriminalë krijon një varësi që nuk mund të ndërpritet më. Duke iu referuar konkretisht rastit ‘Durana’, Shehaj theksoi se ka indicie serioze për shkelje ligjore dhe pasoja financiare për shtetin, duke bërë thirrje për hetim nga gazetarët investigativë dhe organet e drejtësisë. Shehaj sqaroi se ideja fillestare e Korporatës së Investimeve nuk ishte ajo që po zbatohet sot, pasi me ndryshime ligjore janë krijuar shoqëri aksionare shtetërore që veprojnë jashtë kuadrit ligjor.

Sipas saj, problemi kryesor te ‘Durana’ lidhet me përfituesit realë të skemës.

‘Mekanizëm ka dhe prandaj e krijuam mekanizmin që quhet drejtësi. E ka gjithë bota, është krijuar ndër shekuj, e kemi edhe ne. Biles ne mbas vitit 2016 bëmë dhe një të re, drejtësinë e re. Krijuam edhe famozin SPAK. Po. Që presupozohej që duhet të ndalonte këta. Dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ajo që është shqetësuese

Është që kjo situatë, aq po thoshe ti, kjo situata vazhdon. Pra që do të thotë ky shteti, ky kriminalizimi ka arritur në atë pikë dhe ka arritur dhe po sfidon të gjithë drejtësinë e re, përfshirë dhe këta që na lemerisin të SPAK-ut dhe nuk duan t'ia dinë dhe vazhdojnë, sepse ka, ata e kanë të qartë vizionin e tyre dhe kam edhe një bindje në fakt që ata kanë hyrë në një ingranazh që nuk e ndalojnë dot më këtë ingranazhin.

Se në momentin që ti bashkëpunon me botën e krimit dhe hyn në pazare me botën e krimit dhe jo vetëm, dhe hyn në pazare me, me influenca jo të duhura, dhe hyn në pazare dhe në garanci me individë apo me shtete, apo me grupime, apo me ku di unë, me sekte të caktuara, apo siç është edhe Sorosi, ti do t'i bindesh dhe do t'i shërbesh asaj gjëje deri në fund. Kështu që nuk ka sesi sot ky ingranazhi të vetëbllokohet.

Që do të thotë kjo drejtësia e re duhet të kishte reaguar. Ajo që është shumë e rëndë dhe që është shumë flagrante në këto momente, është që për të gjitha denoncimet që janë bërë, se nuk janë, nuk është vetëm këto që ka bërë Arben Ahmetaj, po denoncime bëhen çdo ditë, dhe janë aq flagrante.

Por, rasti i Duranës, siç është edhe rasti i Korporatës së Investimeve, se ideja e korporatës kur u krijua fillimisht në 2016-17-ën, nuk ishte e tillë. Pra, pastaj janë bërë ndryshimet ligjore dhe janë bërë dhe kanë arritur në që krijuan SHA shtetërore, pra shoqëri shtetërore, kompani shtetërore, të cilat nuk zbatojnë ligjet e këtij shteti, dalin jashtë ligjeve të prokurimit publik, dalin dhe jashtë ligjeve për kontrollin financiar. Dhe nuk e bëjnë me ligj, po e bëjnë se kështu kemi qejf ne.

Pra bëhet, i bëjnë një ligj që në dukje është në rregull dhe pastaj kërcet ca VKM që kalojnë mbi kompetencat e ligjit. Ajo që është problemi tek Durana, dhe që duhet parë nëse ka patur efekt financiar dhe kjo është një ftesë për të hulumtuar gjithë gazetarët investigativë, është sepse, dhe ajo që tha Tela, aty ka dhe kompani, e para njëherë janë kompani me palë të lidhura që të gjithë janë përfitues të tenderave.

E dyta është që janë të lidhur me AKSHI-n. E treta, nuk janë të lidhur vetëm me AKSHI-n, sepse ka kompani atje që janë kompani që kanë marrë edhe tendera, që kanë hyrë edhe në projektimin, për shembull, njëra ka lidhje me ata që kanë projektuar portin e ri të Durrësit, pra një tjetër denoncim që bënte Arben Ahmetaj.

Pra, kanë hyrë në ndërtim, kanë, kanë biznese edhe në të tjera fusha. Pra, duhet parë se kush është pasoja financiare, pasi këto zona krijohen jo për të vajtur 40 kompani shqiptare, apo mund të jenë dhe kompani shqiptare, po jo për të vajtur 40 kompani anonime.

Pra, këto incentiva jepen për të zhvilluar një, një sektor ekonomik. Pra, ti nuk e ke atë si ti dhe ti duhet ta zhvillosh dhe ajo duhet të prodhojë atje. Pra, duhet të japë produktin teknologjik. Pra, nuk është thjesht që ti do shkosh të regjistrosh shërbimet që bënte AKSHI, e kupton? Pra, se gjithë këto kompani e vetmja punë që kanë është të marrin tendera te AKSHI’, u shpreh ndër të tjera, Brisida Shehaj në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco