I ftuar në emisionin “Task-Forcë” me Sonila Meçon, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, ka analizuar ngjarjen e fundit në burgun e Durrësit, duke theksuar se fokusi i autoriteteve është vendosur gabimisht te gardianët dhe shkarkimet formale, ndërsa problemi real qëndron te mënyra se si menaxhohet siguria në burgje dhe te zinxhiri i paprekur i përgjegjësisë.
Saraçi ngriti dyshime për standarde të dyfishta, për mungesë transparence në hetime dhe për implikime më të thella politike e kriminale, duke e lidhur këtë situatë edhe me zhvillime shqetësuese ndërkombëtare që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit dhe sigurinë në Shqipëri.
Romir Saraçi: Problemi nuk janë as ata, sepse më e keqja është, domethënë që gjendet faji duke u arrestuar dhe ata gardistët e thjeshtë që e shoqëruan, direkt shkohet tek arrestimi i tyre si masë, masë të një gjykimi popullor direkt me arrestimin e gardianëve të burgut dhe u zgjidh situata po me shkarkimin e atij drejtorit të burgut, që po, ai ishte emëruar nga kjo, po problemi qëndron tek mënyra dhe politika e menaxhimit të sigurisë në burgje. Mos gaboj, dje sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë një denoncim interesant. Për një prej emrave të zinxhirit komandues të burgut të Durrësit, që ishte një farë Juli Agasi.
Deklaron Flamur Noka, i cili është vëllai i Eno Agasit, kushëri i Ergys Agasit. Sot pamë shoun publik të ministrit të, me shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të burgut të Durrësit. Vetëm një emër mungonte. Emri që u denoncua dje. Që është nëndrejtor, që është nëndrejtori i burgut të Durrësit.
Shkarkohen të gjithë zinxhiri, ky personi, ky personi nuk u prek, nuk u shkarkua. Normalisht që justifikimi do gjendet, jo po ka qenë punë, jo po s'ka qenë punë, jo po ishte atë ditë, kishte shkuar, mund të kishte një problem shëndetësor e të tjera me radhë. Këto i takojnë, i takojnë ministrit të drejtësisë, meqënëse do ta tregojë, por problemi...
Shiko, që të jemi një çikë të rezervuar sepse, të jemi te dosja e këtij, dosja e këtij personazhi, ai mund të jetë kontigjent kriminal, mund t'i ketë kryer ato vrasje apo mund mos t'i ketë kryer, por tek ky rast ka një problem shumë të madh. Për katër vrasjet e akuzuara, për të cilat ai u arrestua, ai u shpall i pafajshëm.
Mbahet në burg, pasi u shpall i pafajshëm, ai normalisht duhet të ishte liruar nga burgu. Për mos ta liruar nga burgu i nxorrën një vrasje dhe një plagosje tjetër të ndodhur në Elbasan.
Por për këtë vrasje dhe plagosje, akoma nuk i është komunikuar akuzë. Pra, është mënyra e funksionimit... Pra kjo është çështje tjetër, e re patjetër.
Ai nuk i ka ikur nga duart se nuk mund të ikte kurrsesi, me një ikje rastësore atyre efektivëve të policisë. Nuk ka shans. Aty ka pasur një plan të mirëorganizuar, edhe kjo kupola drejtuese, por edhe të tjerë, sepse personave të cilët pretendon SPAK që ai u shërbente, klanit Çopja, janë një nga klanet më të fuqishme sa i përket financave dhe influencave që kanë pasur. Tani dyshimet mund të jenë nga më të shumtat. Po mund t'ju, mund t'ju jetë dashur jashtë ai. Pra e ka nxjerrë jashtë. Pra, përgjegjësia duhet parë më e madhe dhe duhet parë te siguria, te niveli...
Para se të futeshim në studio ka ndodhur një lajm, lajm goxha i rëndësishëm për të vlerësuar sigurinë dhe mënyrën se si funksionon Shqipëria dhe në çfarë niveli është. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamenti i Shtetit, ka pezulluar dhënien e vizave për Shqipërinë.
© SYRI.net