Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të DASH për ngrirjen e vizave të 75 shteteve në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.
‘Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët. Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Edi Rama shkaku je ti’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë:
Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët.
Shqipërisë, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009, i ndalohen vizat me SHBA
Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.
Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Edi Rama shkaku je ti.

© SYRI.net