Iriqi:-Dje u arratis nga spitali një i akuzuar për vrasje…
Lamallari:-Ej, më çmendët me këto pyetje. Jetoni në Shqipëri apo në ferrat e Francës dhe Gjermanisë.
Iriqi:-Pse flet kështu?
Lamallari:-Po ç’punë kam unë me ata që arratisen? Po ku lidhem unë me ikjen e tyre, mo? Po…
Iriqi:-A je ministër i Drejtësisë?
Lamallari:-Jam ministër i Ramës. Kaq.
Iriqi:-Po burgjet i mbulon ti me ligj.
Lamallari:-Po pse mo dhe burgjet mua m’i latë?
Iriqi:-Në se nuk ke burgjet çfarë ke ti? Çfarë mbulon?
Lamallari:-Mbuloj veç celularin tim. Kaq.
Iriqi:-Folë seriozisht, mos u tall.
Lamallari:-Vërtet po të them. Mbuloj celularin. Në zyrë e mbaj mbi tavolinë dhe pres sms-të e Ramës. Kaq është puna ime. Çfarë më shkruan ai bëj unë. Ti më përmend që qenka arratisur një i burgosur. E sheh sa larg je?
Iriqi:-Ditën që Rama të përmendi emrin për ministër pse u çudite? Nuk të kishte marrë mendim?
Lamallari:-Nuk u çudita, jo, u tremba. Se u bëra kandidat për burg dmth.
Iriqi:-Pra…
Lamallari:-Ikë Iriq se ma lëshoi një sms Rama. Të shoh çfarë shkelje ligji po më urdhëron. Ik, ik tani!
© SYRI.net