Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta mbarëkombëtaer e thirrur në datën 24 janar para kryeministrisë.
Në mbledhjen që po zhvillohet nga kryetari i PD-së me drejtuesit politikë të Partisë Demokratike është caktuar që protesta të mbahet në orën 17:00
Edhe në konferencën e sotme para gazetarëve lideri Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 24 janarit.
"PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim." deklaroi Berisha.
© SYRI.net