Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Avokatët e Metës: Kërkuan ta eliminojnë politikisht, Irena Gjoka e shantazhueshme dhe ndikueshme

16:01, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një dalje për mediat sekretari i partisë së Lirisë Tedi Blushi dhe avokatët e Ilir Metës denoncuan fakte të reja se si u montua procesi ndaj këtij të fundit. Blushi lexoi një letër të shkruar në burg nga Meta, ku radhitur disa fakte se pse procesi ndaj tij është një farse e bazuar mbi falsifikime. Fokusi i këtij reagimi ishte pikërisht tek akuzat e ngritura nga SPAK, ku Meta sfidon drejtësinë që të gjejë qoftë edhe një pasuri të pajustifikuara të tij. Avokatët denoncuan standartin me një mori shkelje të ndjekjes penale të Ilir Metës deri edhe tek moslejimi për tu prononcuar për mediat, por edhe trajtimit në paraburgim, teksa zbuluan se cilat ishin prapaskenat e nisjes së ndjekjes penale. 

Syri tv

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi dhe avokatët e Ilir Metës kanë dalë këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat, duke denoncuar fakte të reja se si o montua dosja në ngarkim të ish-Presidentit të Republikës. Blushi lexoi një letër të shkruar nga Ilir Meta që ndodhet i paraburgosur, duke e cilësuar procesin ndaj tij një farsë gjyqësore, të bazuar në të pavërteta dhe falsifikime.

Avokati Kujtim Cakrani u ndal në dy pika kryesore, së pari në pasurinë e kryetarit të forcës së dytë më të madhe opozitare në vend dhe tek gjetjet e avokatit të popullit lidhur me trajtimin e paligjshëm të Metës që nga arrestimi e deri tek masat izoluese në paraburgim

Avokati tjetër Gylsen Zhllima, teksa radhiti një sërë vendimesh të Strasburgut për raste të ngjashme, që nuk u morën parasysh nga autoritetet shqiptare të drejtësisë, sa I takon masës ekstreme të sigurisë, zbuloi prapaskenat se si nisi ndjekja penale e ish-kreut të shtetit

Mbrojtja theksoi se Meta po mbahet në burg jashtë çdo norme ligjore si në asnjë rast tjetër, teksa përtej çdo rrethane tjetër edhe të pandehurit e tjerë të kësaj dosje u hetuan në gjendje të lirë. Gjyqtarja Irena Gjoka sipas tyre që caktoi masën, nuk ndodhet rastësisht si tek procesi ndaj kreut të PD-së Sali Berisha ashtu edhe tek Meta, dhe e konsiderojnë si të shantazhuar dhe ndikuar nga faktor të jashtëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco