Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Berisha: Rama e ka thënë vetë që kontrollon SPAK-un! Dumani përdori hetimin paraprak për të zbatuar porositë

Berisha: Rama e ka thënë vetë që kontrollon SPAK-un! Dumani përdori hetimin paraprak për të zbatuar porositë

14:32, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për kreun e PD, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama e ka pranuar vetë se kontrollon Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Altin Dumani, përdori hetimin paraprak për të zbatuar porositë e Ramës.

Sipas Berishës, janë nja shtatë rezoluta botërore të cilat denoncojnë SPAK-un,  si prokurori politike.

‘Dhe asnjë nuk e bën me tendencë, që të gjithë e bënë për armiqësinë që SPAK ka treguar ndaj pluralizmit’, theksoi ndër të tjera lideri demokrat.

Pyetje-përgjigje:

Osman Stafa, News 24: Përveç këtyre që ju përmendët z.Berisha, a është fakt që Belinda Ballukut po i kërkohet nga SPAK heqja e imunitetit për t’u arrestuar?

Sali Berisha: E përgëzoj, po vetëm një gjë, meqenëse po hyn aty, absolutisht ia ka shtyrë tre muaj firmosjen.

E dyta, meqë po thua për të, e vlerësoj fare mirë.

Osman Stafa, News 24: Tani, një institucion që kontrollohet nga Edi Rama, thoni ju, të çojë burg Belinda Ballukun, të çojë Ergys Agasin, Mirlinda Karçanajn?

Sali Berisha: A e kontrollon apo nuk e kontrollon, këtë nuk e kam thënë unë, e ka thënë vetë Edi Rama disa herë që është i yni, Spakun e bëmë ne, Spaku është i yni.

E ka thënë vetë Edi Rama.

Nuk e kam thënë unë.

Kam thënë unë që Spaku është i imi? Kurrë.

Osman Stafa, News 24: Jo, keni thënë që është i Edi Ramës, e keni thënë ju.

Sali Berisha: Edi Rama ka thënë që Spaku është i yni.

Osman Stafa, News 24: E keni thënë ju përpara atij...

Sali Berisha: E ka pohuar Edi Rama atë.

E ka pranuar publikisht atë, Osman.

Osman Stafa, News 24: Edi Rama, e përdor për fushata elektorale për shkak të besueshmërisë që ekziston mbi SPAK.

Sali Berisha: E ka përdorur intensivisht për fushata elektorale.

Krimi më i shëmtuar i Spakut, i Altin Dumanit, është qëndrimi ndaj pluralizmit politik.

Kështu që, unë aq sa lavdëroj dhe mbështes fuqishëm zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës nga cilido prokuror, SPAK, jo SPAK, gjykatës, çfarëdo që të jetë, po aq dënoj.

Po merr rastin e shëmtuar të Irena Gjokës. Kush e mbron? E mbron Altin Troplini.

Një delinkuente me tre vepra penale në detyrë dhe mban dosje ajo, gjykon ajo, me tre vepra penale.

Ka turp më të madh se ky apo jo?

I ka apo nuk i ka? I ka të faktuara veprat penale ajo.

Osman Stafa, News 24: A do i mbrojë më Dumani personat në krye të SPAK, tani që nuk është më?

Sali Berisha: Dumani përdori hetimin paraprak për të zbatuar porositë. Dumani të njëjtën gjë bëri me McGonigalin. Të njëjtën gjë bëri me Irena Gjokën, etj.

Pra, unë i kam thënë fjalët e mia, por çdo gjë që kam thënë, e kam thënë të bazuar në fakte e dokumente.

Osman Stafa, News 24: Si mundet, para të gjitha këtyre që thoni se bën Altin Dumani, përsëri është i mbështetur nga Ambasada Amerikanë në Shqipëri, jo nga ajo e Joe Biden, por kjo e Donald Trump?

Sali Berisha: Njeriu më i mbështetur nga ambasadorët që kam parë unë gjer sot ka qenë Saimir Tahiri.

Mbështetja varet si e përdor.

Në qoftë se përdor mbështetjen për të kryer krime, e vërteta vonon, por nuk harron.

Dhe jam i bindur që atë mbështetje që ia jepnin Saimir Tahirit, ia jepnin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Ti e mban mend shumë mirë që ai ka qenë më i mbështeturi që kisha parë gjer sot.

Ndaj një gjë është e sigurt, të vërtetat që kemi denoncuar ne, kanë dalë dhe do dalin.

Osman Stafa, News 24: Ua ka vërtetuar SPAK-u?

Sali Berisha: Janë nja shtatë rezoluta botërore të cilat denoncojnë Spakun si prokurori politike. Nuk e bënin kurrë ata.

Janë shtatë rezoluta botërore. Por e vërteta është edhe denoncime të tjera shumë të rëndësishme.

Dhe asnjë nuk e bën me tendencë, që të gjithë e bënë për armiqësinë që Spaku ka treguar ndaj pluralizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco