Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Berisha: Aferën Durana do e dërgojmë në SPAK. Rama dhe Dumani s'mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës

Berisha: Aferën Durana do e dërgojmë në SPAK. Rama dhe Dumani s'mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës

13:56, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar dërgimin e projektit të parkut virtual ‘Durana’ në SPAK.

Konfirmimi erdhi pas pyetjes nga gazetarët në konferencën me ta në selinë blu, teksa Berisha tha se përpos të gjithë dokumentacionit, PD do dërgojë edhe padi.

‘Aty mbeten, të gjitha i kemi aty. Edi Rama dhe Altin Dumani mendojnë se mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës, por i garantoj se kurrë nuk do shpëtojnë. As nga Durana as nga asnjë çështje’, u shpreh Berisha.

Marsi Korreshi, Syri Tv: Theksuat parkun e Duranës, si një aferë të ngjashme me djegësin e Tiranës. A do të depozitoni kallëzim në SPAK për këtë aferë me provat që paraqitët sot?

Sali Berisha: Padiskutim që do dërgojmë. Do dërgojmë çdo dokument, do dërgojmë padi. Ne kemi dërguar, pavarësisht se për një kohë të gjatë Dumani i ka konservuar ato dhe ka bërë çdo gjë që ato të mos përfillen. Por paditë tona janë absolutisht të bazuara katërcipërisht në ligj dhe të pakundërshtueshme. Ne do i dëgojmë.

Aty mbeten, të gjitha i kemi aty. Edi Rama dhe Altin Dumani mendojnë se mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës, por i garantoj se kurrë nuk do shpëtojnë. As nga Durana as nga asnjë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco