Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Braçe sulmon Ramën: Aksioni për qumështin pa faturë u kërkua nga fabrikat e mëdha për të goditur baxhot

Braçe sulmon Ramën: Aksioni për qumështin pa faturë u kërkua nga fabrikat e mëdha për të goditur baxhot

12:56, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një denoncim i fortë vjen nga fermerët e zonës së Myzeqesë, të cilët ndihen të tradhtuar dhe në prag të falimentit për shkak të praktikave të një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend, ‘Lufra’. Në një mesazh drejtuar ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe, një fermer nga Bubullima shpreh dëshpërimin e thellë, duke akuzuar kompaninë se po i "shkatërron" me strategji që i lënë pa asnjë alternativë.

Sipas mesazhit, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.

Duke reaguar ndaj kësaj situate, Erion Braçe e cilësoi atë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndwrmarrw nw korrik shërbeu si instrumente për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas.

“Po ndodh një gjë që praktikisht unë e kisha paralajmëruar. Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, patjetër që favorizon importin. Dhe për këtë u bë debati në fund të vitit që shkoi, edhe në nëntor, edhe në dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton.

E dyta gjë që është po kaq e rëndësishme, ishte ai aksioni kundër informalitetit me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. E që ishte instrumenti i kërkuar nga këto fabrikat e mëdha për të goditur elementin e mesëm në treg, që ishin baxhot”
 

"Rrënimi i baxhove", pikave të vogla të grumbullimit dhe përpunimit, ka krijuar një vakum në treg. Ky vakum ka lënë blegtorët të pambrojtur dhe në mëshirën e fabrikave të mëdha, të cilat tani kontrollojnë tërësisht tregun. Në këto kushte, fabrikat diktojnë çmimet dhe kushtet, duke i detyruar fermerët të pranojnë oferta minimale ose të përballen me humbjen totale të prodhimit.

Braçe shprehu bindjen se justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor. Ai përfundoi me një kritikë të ashpër ndaj politikëbërësve, të cilët i cilësoi si "magjistarë të financave publike", të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë.

Çfarë postoi Braçe

Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron. Deri dje kishte skemën gjoja njerëzit i hidhnin ujin, me gjasë qumështit. çmimin e uli fare, por tani ka nxjerrë gjoja dhe aflatoksinë dhe po kërkon të na përzërë fare. Ku të vemi ne? Ku t'i çojmë lopët? Ku dreqin të mbytemi? Pse nuk reagon Ministri i Bujqësisë? e të tjerë me radhë.

Braçe: Po ndodh një gjë që praktikisht unë e kisha paralajmëruar. Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, patjetër që favorizon importin. Dhe për këtë u bë debati në fund të vitit që shkoi, edhe në nëntor, edhe në dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton.

E dyta gjë që është po kaq e rëndësishme, ishte ai aksioni kundër informalitetit me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. E që ishte instrumenti i kërkuar nga këto fabrikat e mëdhaja për të goditur elementin e mesëm në treg, që ishin baxhot.

 Rrënimi i baxhove, siç e pata lajmëruar, ka lënë në treg vetëm dy faktorë: bujkun, blegtorin në këtë rast, siç kjo goca këtu që më shkruan mua dhe plot të tjera si puna e saj, dhe do jua tregoj mesazhet një për një, dhe fabrikave.

Tani, pas rrënimit të baxhove totalisht, bujku nuk ka ku e çon më qumështin, ose tek fabrika dhe me çmimin që do fabrika, ose asgjëkundi tjetër.

Urdhëroni, kjo po ndodh. Pra tani po i thonë që e keni qumështin me aflatoksinë. Ku ta çojnë ata?

Po mirë, po fabrikat si prodhon? Me gjasë, ka gjetur lëndë diku tjetër.

Se Shqipëria, për shkak të lagështirës, duhet të jetë doemos me aflatoksinë.

Cili mbetet burimi? Importi. Importi, i favorizuar edhe nga kursi i monedhës, i favorizuar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar i këtyre magjistarëve të financave publike shqiptare, që nuk kuptojnë kurrë dhe s'kanë për të kuptuar kurrë ndonjëherë, se kurrë nuk e kanë ulur menderen atje tek, tek stalla e lopëve, ku këta njerëz kanë ndërtuar jetën e tyre. Kaq e thjeshtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco