Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Përmbytjet/ Ironia e qytetarit fierak përballë Ballukut: Ujin e mbylla me kyç, gruaja më mësoi notin!

12:47, 14/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Fierit, ka vizituar pasditen e djeshme banorët e prekur nga përmbytjet në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë.

Gjatë ndalesave në disa banesa të përmbytura, në ikje e sipër, zonja Balluku është ndalur edhe pranë shtëpisë së Aristidhit, ku jeton një çift të moshuarish.

Oborri i banesës ishte i mbuluar nga uji, me një nivel që arrinte rreth 80 centimetra, por fatmirësisht përmbytja nuk kishte depërtuar brenda në shtëpi.

Teksa zëvendëskryeministrja e pyeti banorin se si ishte gjendja dhe nëse kishin pësuar dëme nga dalja e lumit Seman nga shtrati, përgjigjja e të moshuarit myzeqar  ishte e mbushur me ironi dhe zhgënjim.

“Po ku do shkonte uji? Unë e mbylla portën me kyç që të mos hynte brenda”, – është shprehur ai me tone thumbuese. Më pas, duke iu drejtuar zonjës Balluku, shtoi:

“Faleminderit për ujin e tepërt që na sollët nëpër banesa, se gruaja ime nuk di not por e mësoi.”

Pas kësaj ndalese, zëvendëskryeministrja vijoi me agjendën e planifikuar të ditës, ndërsa banorët e Hasturkasit mbeten ende të përballur me pasojat e përmbytjeve dhe pasigurinë për ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco