Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Shqipëria bën tregti me Iranin, pas paralajmërimit të Presidentit Trump, rrezikojmë tarifa 25% nga SHBA

Shqipëria bën tregti me Iranin, pas paralajmërimit të Presidentit Trump, rrezikojmë tarifa 25% nga SHBA

21:09, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëria rrezikon që tarifat prej 25% nga SHBA, të paralajmëruara ditën e sotme nga presidenti Donald Trump, për vendet që bëjnë tregti me Iranin.

Sipas gazetës turke www.ekonomi.haber7.com Shqipëria  është në vendet që bën tregti me Iranin me rreth 25 mln euro në vit.

Edhe pse nuk është ndonjë shifër e konsiderueshme, presidenti Trump ka paralajmëruar se, çdo vend që bën tregti me Iranin dhe që nuk e ndalon, do ti vendosen tarifat prej 25%.  

Image

Sipas deklaratës së bërë më 12 janar 2026, SHBA do të aplikojnë një taksë shtesë doganore prej 25% ndaj të gjitha vendeve që tregtojnë me Iranin, për çdo mall që ato eksportojnë drejt tregut amerikan.

Vendimi është pjesë e një pakete më të gjerë presioni ndaj Teheranit dhe përfaqëson një nga hapat më agresivë ekonomikë të administratës Trump. Presidenti amerikan ka paralajmëruar gjithashtu se opsionet ushtarake mbeten në tryezë, nëse situata në Iran përkeqësohet më tej.

Shtëpia e Bardhë nuk ka sqaruar ende zyrtarisht se çfarë përfshihet konkretisht në termin ‘tregti me Iranin’, gjë që krijon paqartësi mbi vendet që do të preken drejtpërdrejt nga kjo tarifë. Megjithatë, sipas të dhënave ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare, disa shtete kanë marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike me Iranin dhe pritet të jenë subjekt i masës.

Sipas statistikave të fundit, partnerët kryesorë tregtarë të Iranit përfshijnë:

Kina (partneri më i madh tregtar i Iranit)

Iraku

Emiratet e Bashkuara Arabe

Turqia

India

Eksportet e këtyre vendeve drejt SHBA-së mund të përballen me rritje të ndjeshme të kostove, nëse masat hyjnë në fuqi pa përjashtime.

Shqipëria në rrezik

Edhe pse Shqipëria nuk është një partner i madh tregtar i Iranit, çdo formë shkëmbimi ekonomik apo marrëdhënie tregtare indirekte mund ta ekspozojë vendin ndaj tarifës shtesë 25% nga SHBA, në varësi të përkufizimit përfundimtar që do të bëjë administrata amerikane.

Ekspertët paralajmërojnë se ky vendim mund të ndikojë negativisht në tregtinë globale, duke rritur tensionet mes fuqive të mëdha ekonomike dhe duke sjellë kundërmasa nga vende si Kina.

Kina ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar vendimin e SHBA-së si të njëanshëm dhe në kundërshtim me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, ndërsa ka paralajmëruar se do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj ekonomike.

Ndërkohë, protestat në Iran vazhdojnë prej muajsh, të nxitura nga kriza ekonomike dhe inflacioni i lartë, ndërsa raportet ndërkombëtare flasin për qindra viktima dhe mijëra të arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco