Teksa vendi u përball me përmbytje masive të shumë qarqeve në vend, për kryetarin e PD, Sali Berisha, fajtori nuk është natyra, porse paaftësia dhe babëzia e patronazhistëve të Edi Ramës.
Përmes një statusi denoncues në rrjetet sociale, Berisha është ndalur veçanërisht në përmbytjet në Hamallaj të Durrësit, ku shkruan se shkak për përmbytjet janë bërë vjedhjet e pompave.
‘U vodhën pompat nga patronazhistët e Ramaduros, ndaj u përmbyt Hamallaj’, shkruan lideri demokrat, Sali Berisha së bashku me një videon e përcjellë nga një qytetar, i cili tregon përmbytjen e tokës bujqësore në zonën e Hamallajt në Durrës.
Qytetari ka treguar përmes videos, se si hidrovori në Hamallaj ka dalë ‘jashtë funksionit’ për shkak të babëzisë për të vjedhur edhe ato pak investime që mund të shpëtonin qindra e mijëra familje nga përmbytjet.
© SYRI.net