Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

VIDEO/ Berisha fton qytetarët në protestë: Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës

VIDEO/ Berisha fton qytetarët në protestë: Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës

19:16, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka ftuar qytetarët që ti bashkohen protestës së 24 Janarit që do të mbahet tek kryeministria. 

‘Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës. Ndaj dhe u ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet tuaja, për këtë pritje.

U garantoj se PD do përmbushë misionin e saj, detyrimin që ka për të garantuar notën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës.

Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës.

Ndaj dhe u ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti.

U garantoj se PD është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të ripërtëritjes, të përpunimit të programit dhe strategjisë për të realizuar misionin e saj, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri dhe rikthimin e demokracisë.

Rrofshi ju, rroftë Lezha, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco