Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Malltezi në seancën e GJKKO/ Proteston me fotot e pronës së lënë për gjimnaz, Rama ia fali Bollinos

Malltezi në seancën e GJKKO/ Proteston me fotot e pronës së lënë për gjimnaz, Rama ia fali Bollinos

11:16, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi ka shkuar në GJKKO gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet në ketë gjykata pas akuzave politike ndaj tij se ka marrë pronën e tij.

Ndërkohë që në hyrje të institucionit ai ka paraqitur simbolikisht për mediat disa foto që shpjegojnë se si Edi Rama mori tokën që Familjet tiranase kishin lënë për një gjimnaz për lagje dhe ja dha me disa VKM njëra pas tjetrës drejtuesit të medias Report TV, Carlo Bollino, një shërbëtor i bindur i kreut te qeverisë.

 

Në foton e parë, (lart) Malltezi mban dy pankarta me imazhe objektesh ndërtimore, ku përmenden vendime të Këshillit të Ministrave dhe projekte urbanistike. Sipas mesazhit të përcjellë, ai thekson se ndërtimi i një shkolle të mesme është planifikuar përmes katër VKM-ve nominale, duke sjellë përvetësim ndërtimi dhe grabitje të tokës publike dhe private. Paralelisht, Malltezi thekson se në tokë private dhe me fonde private janë strehuar 41 familje informale, është ndërtuar një kopsht për fëmijë dhe është krijuar një park urban me mbi 2000 pemë në Tiranë.

Fotoja e dytë përmban një shënim, ku Malltezi vë në dyshim ekzistencën e fakteve dhe provave në një proces hetimor që ka zgjatur katër vite. Ai thekson se nuk ka prova konkrete, por vetëm “prezumime dhe perceptime”, duke ngritur pyetjen nëse kemi të bëjmë me ndjekje penale apo përndjekje politike. Në këtë kontekst, ai i cilëson këto veprime si akte që minojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Në të njëjtin mesazh, Malltezi rendit disa çështje që përbëjnë interesin publik të cënuar: toka private, objektet e uzurpuara, proceset e privatizimit dhe orientimi politik i vendit. Postimi mbyllet me një deklaratë ironike ku ai shkruan: “Por fajin e ka Saliu!”, duke e përdorur këtë shprehje si simbol të fajësimit të qëllimshëm të qeverisë aktuale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco