Nga Petrit Vasili
Përgjegjësitë dhe fajet e rënda të Ramës janë tashmë te provuara botërisht me fakte, dokumente e prova.
Janë faje gjithfarësh që nga ato me dëm ekonomiko financiar deri me ato me kërcënim personi etj, por që në tërësi implikojnë grabitjen e miliarda eurove.
Faktet, provat e dokumentet ndaj Ramës janë tashmë në duart e medias dhe të çdo shqiptari brenda dhe jashtë vendit, por edhe të medias botërore më prestigjioze si dhe faktorëve ndërkombëtarë politike më rilevantë.
SPAK në mënyrën më skandaloze ka lidhur duart dhe me një pasivitet kriminal nuk vepron ndaj Ramës.
Kapja totale nga Rama e SPAK-ut e bën këtë të fundit guximtar dhe kurajoz që pa fakte, prova dhe dokumente të rrëmbejë e arrestojë Metën dhe po ashtu edhe Berishën, por të trembur deri në palcë dhe duarlidhur ndaj Ramës, të cilit i rëndojnë një mal me faje shumë të rënda të provuara me fakte e prova.
Por SPAK-u edhe përballë denoncimeve më të reja të Arben Ahmetajt dhe denoncimit të dëmit ekonomik, që shkon deri më 14 miliardë euro dhe implikimit direkt të Ramës vazhdon të rrijë duarlidhur.
SPAK-u rri duarlidhur edhe kur faktet dhe provat nxjerrin në shesh jo vetëm Ramën, por edhe familjen e tij të përfshirë në plaçkitjen e parave të taksave të djersës dhe sakrificave të shqiptareve.
Ja kemi treguar me gisht SPAK-ut te gjitha fajet e Ramës dhe megjithatë ai rri duarlidhur.
Një SPAK i tillë që merret me fajet imagjinare të Berishës dhe Metës dhe lidh duart përpara fajeve teë provuara dhe atyre të rejave që vazhdon të prodhojë Rama është absolutisht në prag të vetasgjësimit.
Është vetëm një hap drejt vetasgjësimit sepse shqiptarët presin të shohin Ramën të hetuar dhe të proceduar penalisht nga SPAK sepse pasojat po i vuajnë përditë vetëm ata duke u detyruar të braktisin vendin dhe të zhyten në varfëri dhe dëshpërim ekstrem.
Të gjithë pyesin si ka mundësi që po ky SPAK, që rrëmbente kriminalisht Meteën se nuk i priste puna, tashmë rri duarlidhur përballë Ramës së kapur me presh në duar për faje të mëdha.
Të gjithë pyesin po ky SPAK, që izoloi për një vit dhe e detyron të paraqitet çdo javë Berishën rri duarlidhur dhe me bisht në shalë përballë Ramës dhe fajeve të tij që gjëmojnë e bubullojnë.
Ndaj vetasgjësimi i SPAK-ut është tek pragu i derës sepse besueshmëria e tij po shkon me shpejtësi marramendëse drejt zeros.
Alibia mafioze se Rama na qenka në detyrë dhe ka vështirësi të ecet penalisht kundër tij është alibi për të mbrojtur plaçkitjen e tij dhe për t’i hapur rrugën plaçkitjes që ajo të
vazhdojë e pandëshkuar. Sepse fakti që duke qenë në detyrë grabitjet kanë mbrojtjen, mbështetjen dhe përkrahjen e tij detyron që të veprohet menjëherë. Gjithashtu fakti tjetër që duke qenë në detyrë ai zhduk e prish prova dhe intimidon dëshmitarë, detyron absolutisht veprimin e menjëhershëm ndaj tij.
Vetasgjësimi i SPAK-ut do ta çojë në mënyrë të pashmangshme atë vetë në bankën e të akuzuarve.
Sepse edhe qytetari më i fundit e jo me drejtësia do te pyesë: Me ç'të drejtë lidhen duart përballë provave fakteve dhe dokumenteve asgjësuese të krimeve shtetërore makabre të Ramës, kush ua dha të drejtën t’i garantonit pandëshkueshmërinë atij dhe s’i lejuat që miliarda euro të grabitura të mos dënoheshin?
SPAK- un duarlidhur përpara Ramës nesër nuk do ta shpëtojë dot askush qofshin edhe ndërkombëtarë sepse asnjë nuk i del për zot atyre që bëjnë pazar me ligjin kundër interesave te shtetit dhe taksave të qytetarëve në mbrojtje të hajdutëve dhe plaçkitësve me pushtet.
Ndaj jo më për shqiptaret, por për veten e tij, SPAK-ut atij i lipset të veprojë sot, menjëherë, me urgjence dhe shpejtësi rrufeje ndaj Ramës sepse koha nuk i pret më...!
© SYRI.net