Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Banorët e fshatrave në Dimal në protestë: U përmbytëm 4 herë brenda një muaji! U devijua lumi, s'u pastruan kanalet

10:33, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e katër fshatrave të përmbytur si pasojë e reshjeve masive të shiut, kanë protestuar përpara bashkisë Dimal. Ata fajësojnë për situatë bashkinë Dimal, pasi sipas tyre përmbytja ka ndodhur si shkak i bllokimit të kanalit kullues. Sipas tyre edhe punimet e kryera nga Bashkia Dimal për ndërtimin e Urës së Re nga firma “Salillari” dhe shkatërrimi i argjinaturës i ka përmbytur në këto vitet e fundit.

Banorët e përmbytur të fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq kanë protestuar sot përpara Bashkisë Dimal, pasi përmbytjet janë shkaktuar nga mbyllja e kanalit kullues dhe zhvendosja e lumit nga vetë bashkia.

Ata deklarojnë se edhe punimet e kryera nga Bashkia Dimal për ndërtimin e Urës së Re nga firma Salillari dhe shkatërrimi i argjinaturës kanë përkeqësuar situatën gjatë viteve të fundit.

Sipas banorëve, disa prej tyre janë përmbytur tre ose katër herë brenda një muaji, ndërsa dëmet e shkaktuara janë kolosale.

"Jam mbytur 3 herë nga lumi.  Toka komplet e 3.5 dynym sera. Nuk ka as kanale kulluese. Që kur është dredhur lumi ne përmnbytemi pa ardhur uji. Pa u hapur grykë e lumit që është nbgushtuar 30 metro dhe pa u hapur kanelet do vijojmë të përmbytemi" thotë një banor i fshatit Arrëz.

Jam përmbytur 3 herë. Rrezikuam herën e katërt, qe fati I madh që nuk erdhi dhe një herë se do kishim përfunduar në det.
Ka pasur argjinaturë lumi Osum por kanë ndërhyrë në argjinaturë. Kanë përfituar se ska rregull e ska shtet. Argjinatura bëhet vetëm me një skrep. Të prishin tek toka ime apo kushdo tjetër, por e bën vetëm shteti këtë" thotë një tjetër banor i fshatit Arrëz.

Ata kërkojnë nga Bashkia të merren masat e menjëhershme për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve.

Një grup banorësh është takuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Igrid Shkëmbi, dhe Drejtoreshën e Burimeve Njerëzore, Rabushe Hoxha, për t’u shprehur shqetësimet e tyre.

Sipas bashkisë, përmbytjet kanë ardhur nga fryrja e lumenjve dhe përrenjve dhe jo nga neglizhenca e Bashkisë Dimal.

Shkëmbi dhe Hoxha kanë deklaruar se do të kryhet një studim i tërë i territorit dhe matje në terren për të verifikuar pretendimet e banorëve.

Gjithashtu, kanë njoftuar se grupet e punës do të fillojnë që sot verifikimin e dëmeve shtëpi më shtëpi, në mënyrë që banorët të dëmshpërblehen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco