‘Siguria kombëtare jashtë NATO-s’/ Çollaku: Aksi Rama-Balluku, dy organizata terroriste në godinën e kryeministrisë

15:36, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj kanë marrë një dimension të ri dhe alarmues, duke kaluar nga denoncimet për korrupsion dhe lidhje me krimin, në një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare.

Gjatë intervistës së katërt ekskluzive në Çim Peka Live, Ahmetaj ka pretenduar se projekte strategjike si ai i Portit të Durrësit dhe Smart City, po u japin akses në të dhëna sensitive shtetërore kompanive me influencë ruse dhe entiteteve të tjera jashtë hapësirës së NATO-s.

Në lidhje me këtë temë, analisti Basir Çollaku, i ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, u shpreh se “klientët” e kryeministrit Rama, të cilët vijnë nga Lindja e Mesme, Lindja e Largët apo Rusia, janë bërë pjesë e vendimmarrjes strategjike në vend.

Sipas Çollakut, pretendohet se këto grupe jo vetëm po përfitojnë para publike shqiptare, por, më rëndë akoma, po fitojnë akses për dekada me radhë në të dhëna konfidenciale, sekrete dhe personale të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Kjo situatë, përveçse krijon një terren të pafundmë për shantazh, e nxjerr Shqipërinë jashtë perimetrit të sigurisë së Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës është.

Analisti u shpreh ndër të tjera se qeveria, me në krye kryeministrin, ka vendosur përfitimin e paligjshëm financiar mbi interesat e sigurisë së vendit.

Sipas këtij këndvështrimi, prioriteti nuk është më siguria e shqiptarëve apo partneriteti strategjik me aleatët si SHBA, por vetëm sasia e parave që përfitohet.

Ndërkohë që këto deklarata të fundit vijnë si vazhdimësi e një serie denoncimesh të mëparshme për lidhje të qeverisë me bandat kriminale dhe kartelet, deri në etiketimin e Shqipërisë si “narkoshtet”.

Çollaku theksoi gjithashtu se ajo që e bën më të rëndë situatën aktuale është pretendimi se tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për akuza politike, por për “dosje” dhe “auditime financiare” konkrete që zbulojnë dëmin e shkaktuar dhe mekanizmat e vjedhjes përmes tenderave me porosi.

Intervista në studio:

Karriqi: E do ta nisim me të gjithë ato çka ka deklaruar ditën e djeshme Ahmetaj, por duhet t'ju pyes, pra ka qenë zoti Ahmetaj i pari që denoncoi një projekt për kanabizimin e Shqipërisë. Ndërkohë është po i njëjti person i cili flet për narkoshtetin e parë në Europë, duke iu referuar Shqipërisë, foli për lidhjet e bandave kriminale, të karteleve me kryeministrin, se këto janë të rënda se jemi mësuar të ketë akuza politike pafund zoti Çollaku, por kur flitet që kryeministri bashkëpunon me kartelet, çfarë çfarë duhet të ndodhi? Cilat janë institucionet që duhet të hetojë SPAK-u?

Çollaku: Sepse nuk i bëri vetëm zoti Rama.

Karriqi: Do të thonim, cilat janë institucionet që nuk duhet të hetojë, sepse janë shumë herë më të pakët se ata që duhet të përfshihen në listën e hetimit.

Çollaku: Janë shumë që duhet të hetohen, absolutisht janë shumë, për veprime dhe mosveprime dhe për drejtues apo njerëz që janë brenda këtyre institucioneve, të cilët kanë konsumuar elementë të veprës penale, janë pjesë e krimit të organizuar, e bandave, e paligjshmërisë dhe e keqbërjes në këtë vend. Po u kthyer tek ajo që ju konstatuat së pari, tek intervista e katërt e zotit Ahmetaj, unë e kam parë atë intervistë, një ndër më të mirat le të themi, për të mos thënë ndoshta më e mira, sepse po ta shohim profesionalisht. Nuk ndalem tek dje ne kishim dosje.

Karriqi: A nuk ishin vetëm te deklaratat, ishin dokumente, dosje, dëshmi.

Çollaku: Po, dje kishim dosje, unë pashë materiale të gatshëm. Ajo çfarë strukturës së posaçme, le të themi, deri më tani ka çaluar dhe trajnimet e partnerëve vijojnë, tek hetimi financiar, se tek e fundit korrupsioni këtë target ka, këtë adresë ka, këtë shënjestër ka dhe babëziturit apo plaçkitësit dhe hajdutët e qeverisë, pikërisht në këtë urë kanë hyrë. Ajo çfarë zoti Ahmetaj pra kishte fakte të reja goxha, por njëkohësisht kishim një lloj auditimi të bërë asaj vepre penale të konsumuar nga ministri, nga kryeministri, nga ekipet e tyre, pra qoftë zonja Balluku, zotit Rama, pra që janë dy aktorët kryesorë të plaçkitjes. Dhe dje ne pamë në deklarimet e zotit Ahmetaj, se ku ishte dëmi financiar i shkaktuar. Cilat ishin vjedhjet? Si janë dedikuar me porosi tenderat? Dhe me shifra të frikshme marramendëse, siç vazhdimisht kanë bërë me paratë publike në këto vite kjo qeverisje, por nëse tagri kryesisht funksionon, ashtu si edhe më herët, pra edhe në intervista të tjera zoti Ahmetaj ka bërë deklarime, që unë dua të themi që aksi Rama-Balluku, dy dosjet kryesore, që janë dy organizata terroriste në godinën e kryeministrisë, janë denoncime le të themi të zotit Ahmetaj, të detajuara më herët në deklarimet e mëparshme.

Karriqi: Kur të gjithë nuk e dinim se cili ishte...

Çollaku: Po nuk e dinim në këto detaje, në këtë mënyrë, për të ardhur tek ajo e djeshme që ka diçka më tepër sesa radhët e mëparshme. Siguria kombëtare. Se si klientët e Ramës, nga Lindja e Mesme apo nga Lindja e Largët apo nga stepat ruse, janë tashmë në tavolinën e tij, janë në oborrin e tij, janë në tryezën e tij, janë në vendimmarrjen e tij, duke marrë para publike shqiptare, por jo vetëm kaq, jo vetëm duke vjedhur, jo vetëm duke plaçkitur, por duke pasur akses për dekada sigurinë, pra në të dhënat, le të themi, konfidenciale, sekrete, si personale, siç të duash quaje, në duart e tyre, duke qenë një lëndë e parë e shantazhueshme në mënyrë të pandërprerë dhe të vazhdueshme, por njëkohësisht duke qenë dhe jashtë perimetrit të sigurisë së aleancës ku ne jemi pjesë.

Karriqi: Ndalemi pak këtu, ndalemi pak këtu Çollaku, sepse bëri përshtypje ajo që tha zoti Ahmetaj për Portin e Durrësit. Ka influenca ruse, më pas doli tek Smart City, kompani të cilat janë jashtë NATO-s, të cilat do disponojnë të dhënat tona, regjistrimin e syrit, çdo gjë që lidhet me Shqipërinë. Sigurisht. Ky është denoncimi, ky është denoncimi i ri më me peshë që ka sjellë. Pyetja ime është kjo: Rama nuk e di që nuk duhet t'i përfshijë rusët, se kjo është diçka që… Sepse kjo është vetëvrasje nëse ti mund të përfshish rusët se...

Çollaku: Rama pavarësisht, nuk e njeh ngjyrën e parasë. Rama nuk do t'ia dijë nëse dollari vjen pra me mbiemër ruble nga Moska, nga Dubai, nga Emiratet apo nga vende të tjera. Për të rëndësi ka të vjedhë, pavarësisht se nga ka vjedhur. Ai nuk ka prioritet sigurinë kombëtare të shqiptarëve. Nuk ka prioritet partnerët tanë, aleanca, Shtetet e Bashkuara. Ai konsideron vetëm sasinë e parave që merr bashkë me ekipin e tij hajdut. Ky është prioriteti i tij. Por tashmë ka kapërcyer, jo, nuk flitet më për vija të kuqe, këto janë kanale, gropa, puseta të kuqe. Është zënë e minuar e gjitha ku e ka hyrë dhe e ka të vështirë të hiqet mbrapsht, sepse grupet me të cilët po ka futur duart në paratë tona publike, janë grupe kriminale ndërkombëtare, janë grupe mafioze ndërkombëtare, janë grupe me rrezikshmëri të lartë në hartën ndërkombëtare të krimit dhe të ligjshkeljes dhe të keqbërjes. Dhe ai e ka të pamundur t'u thotë jo tashmë atyre. Është thjesht një ushtar i tyre dhe do bindet. Siç ka bërë me këtë punën e kamerave, 52.000 euro një kamerë. E kupton çfarë bëhet? E 52.000 euro është pensioni i një katuni për gjithë vitin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco