Edhe pse foli për një situatë të jashtëzakonshme, Edi Rama refuzoi sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të gjithë banorët dhe bizneset e përmbytura.
Në një takim në mëngjes, disa ditë pasi vendi po vuan nga përmbytjet katastrofike, Rama u mor më shumë me opozitën sesa me hallet e qytetarëve të përmbytur.
Madje ai ia hodhi fajin për situatën ndryshimeve klimatike, siç bëjnë shumë kolegë të tij të majtë kur duan të heqin qafe përgjegjësitë për dështimet.
“Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë e nxehtë, por edhe mot më ekstrem. Më shumë thatësira dhe më shumë zjarre e më shumë përmbytje, është klima ku jetojmë. Kur vazhdojmë hedhim plehrat e kur i vëmë zjarrin pyjeve, pasojat rriten më shumë,” tha Rama.
Kur ra fjala tek dëmshpërblimet, Rama tha se do ketë dëmshpërblime sa më të drejta.
Por këtu nuk është fjala për dëmshpërblime të drejta, por dëmshpërblime sipas ligjit.
Kjo është pikërisht arsyeja se pse Rama nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Në rast se kjo ndodh, ai do jetë i detyruar sipas ligjit të bëjë dëmshpërblimet deri në fund.
Duke u marrë me retorikë kundër opozitës, Rama shmangu vëmendjen pikërisht nga kjo çështje, e cila duhej të ishte themelore në takimin e sotëm.
© SYRI.net