Furnizimi me barna për qytetarët shqiptarë është vënë në rrezik serioz për shkak të një sërë shkeljesh dhe dështimesh sistemike. Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka nxjerrë në pah një situatë alarmante, ku mungesa e barnave alternative, mosaplikimi i penaliteteve ndaj kompanive farmaceutike dhe dështimi i mekanizmave të kontrollit rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin publik.
Sipas KLSH-së, për dhjetëra raste të mungesës së barnave të vetme alternative apo të alternativës së parë, nuk janë aplikuar penalitetet kontraktuale që arrijnë deri në 8 milionë lekë për rast. Ky mosveprim, i shoqëruar me mosmarrjen e masave deri në prishjen e kontratave për shkelje të përsëritura, tregon një dështim të plotë të mekanizmave mbikëqyrës.
Gjetjet e raportit konkludojnë se kjo situatë ka cenuar furnizimin e qëndrueshëm dhe të sigurt me barna për popullatën.
Në një reagim ndaj këtij raporti, I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Defrim Goma, e pranoi se gjetjet janë shqetësuese dhe prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve.
Sipas tij, këto nuk janë thjesht shkelje administrative, por probleme që cenojnë shëndetin e qytetarëve. Goma theksoi se problematika të tilla, si mungesa e barnave në treg, nuk janë një surprizë për sektorin dhe se Urdhri i Farmacistëve i ka ngritur këto shqetësime në mënyrë të përsëritur pranë institucioneve përgjegjëse, përfshirë Agjencinë Kombëtare të Barnave, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
“Ne si institucion i kemi ngritur këto problematika pranë institucioneve, jo një herë, por shumë herë, si në mënyrë verbale ashtu edhe me shkresa,” deklaroi Goma.
Megjithatë, pavarësisht këtyre pretendimeve, ngrihet pyetja pse zëri i farmacistëve nuk ka qenë më i fortë dhe më publik për çështje që lidhen me cilësinë, skadencën apo mungesën e barnave, të cilat prekin drejtpërdrejt pacientin.
Duket se reagimet publike të këtij komuniteti kanë qenë më të zëshme vetëm kur janë prekur interesat e tyre të drejtpërdrejta, si në rastin e një penalizimi kolektiv ndaj 362 farmacive muajin e kaluar.
Ndërkohë një sasi e konsiderueshme barnash të shpërndara në prag të skadencës ka ngritur një alarm të madh për sigurinë e pacientëve dhe funksionimin e sistemit farmaceutik në vend. Çështja qëndron në paqartësinë se ku kanë përfunduar këto barna, të cilat janë nxjerrë nga depot farmaceutike vetëm pak ditë para datës së tyre të skadimit, duke hapur dyshime të forta për përdorimin e tyre të mundshëm te pacientët.
Duke folur mbi këtë çështje, Goma theksoi se ndërsa sasia e raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk vihet në dyshim, pikëpyetja kryesore është destinacioni i tyre final: tregu i lirë apo farmacitë spitalore.
Sipas tij, farmacitë private nuk do të kishin interes të blinin barna në prag skadence, çka e zhvendos dyshimin kryesor drejt spitaleve. Nëse këto barna janë administruar te pacientët, situata cilësohet si "me të vërtetë alarmante" dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme ndaj përgjegjësve, përfshirë farmacistët e spitaleve.
Nga ana tjetër, hidhen dyshime mbi këtë arsyetim, duke u bazuar në një realitet të njohur gjerësisht, ku farmacitë spitalore shpesh gjenden bosh. Si pasojë, pacientët dhe familjarët e tyre detyrohen t'i blejnë barnat e nevojshme në farmacitë private që ndodhen përreth spitaleve, të cilat funksionojnë në treg të lirë. Kjo situatë bëhet edhe më komplekse kur merret parasysh se shumica e depove farmaceutike kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut të lirë përmes rrjeteve të tyre të farmacive. Kjo ngre pyetjen nëse sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që lejon abuzime të kësaj natyre, duke e bërë të vështirë gjurmimin e barnave dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.
Goma:
Sigurisht që në fund fare i gjithë sistemi shëndetësor në funksion të pacientit është, pra dhe një nga sektorët më të rëndësishëm dhe kryesor në sistemin shëndetësor janë edhe farmacitë dhe farmacistët. Sigurisht që nuk na vjen aspak mirë kur shikojmë raporte të të këtilla ku evidentohen shkelje të cilat nuk janë thjesht shkelje administrative, siç e thatë dhe ju, se po bëhet fjalë për shëndetin e e popullatës.
Po të shikosh në në raport vërehen shkelje të cilat nuk janë se janë surprizë për ne. Janë probleme që ne edhe si institucion por dhe farmacistët në çdo rast i ka ngritur pranë organeve kompetente, siç janë mungesa e e barnave në në treg për një kohë të gjatë, sidomos kur bëhet fjalë për alternativat e para dhe ato të vetme...
Jo, ne si institucion problematikat i kemi ngritur pranë institucioneve, që do të thotë se jo një herë, por shumë herë, edhe në mënyrë verbale, po dhe në mënyrë shkresore, i kemi ngritur pranë agjencisë kombëtare të barnave dhe pajisjeve mjekësore, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe pranë fondit, që bëhet fjalë dhe rasti konkret. Pra, nuk kemi heshtur në asnjë rast sa herë që këto problematika janë evidentuar.
Ajo çështje nuk është kaq e thjeshtë dhe kaq në fakt e lehtë për t'u kaluar, sepse bëhet fjalë për një penalizim masiv, për një dënim kolektiv të 362 farmacive...
Por në qoftë se konsiderohet që një penalizim i 362 farmacive, që do të thotë gjysma e farmacive me kontratë, pra ndërprerje kontratash edhe kallëzime penale, do të thotë që gjysma e popullatës do ngelet pa shërbim farmaceutik me rimbursim.
Në fund fare është pacienti që do t'i vuajë këto pasoja, aq më tepër kur bëhet fjalë për një për një dënim kolektiv siç e thashë, një penalizim të padrejtë i cili bazohet vetëm në...
Atëherë, në lidhje me mungesat, mungesat e barnave, unë nuk e di se si nuk paskemi komunikuar. Unë jam gjithmonë i hapur këtu për të gjithë mediat dhe çdo media që ka ardhur, që ka kërkuar informacion apo ka kërkuar prononcim, sigurisht që ia kam dhënë dhe do ta jap gjithmonë, sepse në fund fare unë këtu prandaj jam, i zgjedhur nga farmacistët për të mbrojtur, në radhë të parë interesin e pacientëve dhe pastaj dhe të interesave të ligjshme të farmacistëve.
Por në mënyra shkresore, institucioneve vazhdimisht, dhe ne mund t'jua vëmë dhe në dispozicion në qoftë se ju doni, janë ngritur vazhdimisht probleme dhe jo vetëm këto që thoni ju, pra këto që janë evidente këto ditë, por edhe probleme akoma dhe më të rënda që shqetësojnë sistemin farmaceutik.
Nuk po e vë fare në dyshim sasinë që kanë thënë KLSH-ja, aspak. Nuk e vetëm unë them është i paqartë nëse, se aty bëhet fjalë për daljet, nga, nga depoja ditën e skadencës ose një deri në pesë ditë dhe e paqartë për mua në këtë moment që do të doja ta kisha informacionin e saktë për të marrë dhe unë masat e duhuara ndaj këtij rasti, sepse është një rast shumë i rëndë. Pra paqartësia qëndron në atë që këto barna, ku janë bërë daljet?
Janë bërë daljet në tregun e hapur, pra në farmacitë private apo janë bërë daljet në farmaci spitalore? Dhe nëse janë bërë, unë nuk besoj që janë bërë në farmacitë e rrjetit të hapur, sepse nuk ka asnjë lloj interesi një farmacie e rrjetit të hapur që të furnizohet me barna të skaduara në prag të skadencës. Nuk është aq e kollaj të, edhe sikur, që unë nuk e besoj kurrë që farmacistët të arrijnë, e thashë edhe më përpara, të arrijnë në atë pikë absolutisht, por nuk është aq e kollaj që një sasi kaq e madhe barnash të skaduar të futet në treg dhe pastaj të, të tregtohet sepse dhe pacientët tashmë janë bërë mjaft të vëmendshëm ndaj, ndaj elementëve të, të barnave, jo vetëm ndërgjegjja e farmacistëve.
E nëse ky problem ka ndodhur me farmaci spitalore, që besoj që për atje bëhet fjalë, ajo që mendoj unë që mund të jetë një rast, mund të jetë që depoja ka patur kontrata me, me spitalet dhe në fund përderisa spitalet nuk ja kanë tërhequr sasinë e kontraktuar, atëherë në ditët e fundit është bërë ky furnizim i cili më pas mund të mos jetë përdorur.
Por nëse është përdorur për pacientët, është një rast me të vërtetë alarmant dhe mos, mos të themi akoma dhe më shumë në qoftë se këto barna janë përdorur dhe do të duhet të merren masa të menjëhershme dhe ne si institucion do marrim masa të menjëhershme nëse ka përgjegjësi për farmacistët e spitaleve, sepse farmacistët e spitaleve nuk janë në...
© SYRI.net