Gjatë intervistës në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj lëshoi akuza të rënda politike dhe institucionale ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së qeverisjes së tij.
Duke bërë paralelizma mes ndryshimit të qasjes së Shteteve të Bashkuara nën Presidentin Trump dhe regjimeve autoritare në Amerikën Latine, Gjokutaj argumentoi se Shqipëria ndodhet sot në një situatë alarmante: me sovranitet të cenuar, institucione të kapura, korrupsion sistemik dhe aleanca të rrezikshme kundër interesit kombëtar.
Sipas tij, rasti McGonigal, ndërhyrjet në drejtësi, rikthimi i zyrtarëve të implikuar në afera financiare dhe përdorimi i pasurive publike për mbijetesë politike janë simptoma të një modeli qeverisës që nuk mund të mbrohet më as me sovranitet, as me retorikë.
‘E ke vënë re Adi që Amerika sot ka ndryshuar, ka kaluar nga propaganda në drejtësi. Pra, Trumpi është ekzekutiv, nuk është deklarativ. Është ekzekutiv. Dhe ai është shumë i drejtëpërdrejtë. Nuk përdor fare diplomaci. Drejtpërdrejtë. Iki, tha, largohu. Largohu, tha, dhe ai thoshte, hajde më merr. Edhe ky ja plotësoi. Problemi është që unë kam një pikëpyetje tash, se dhe Rama është tallur me Trumpin. Po nuk e di, është tallur para Maduros apo mbrapa, se mos ka hyrë Maduro para.
Ky ka cenuar interesat e Shteteve të Bashkuara. Me McGonigalin. Shikoni, është nga çështjet më të tmerrshme, që amerikanët, domethënë është një turp për shtetin amerikan, që një drejtor i FBI-së të marrë lekë në parking. Dhe ky është përfshirë në këtë histori.
Pra, po pse ta thashë përmasën? Se për shembull, thotë ajo, kjo hartë është me shkallën 100, 1 me 100 thotë. Edhe përmasa e këtij, po kjo nuk i jep imunitet këtij, për këtë përmasë. I thotë ai, ti si 50 kubikësh kaq e ke i thotë, shpejtësinë, po prapë ke shkelur tabelën. Pra nuk i shmanget dot ky kësaj pune. Dhe sigurisht që kjo, ky u bë aleat kundra vendit të tij. Se ky është problemi.
Thonë kapitalizmi ua merr lekët të varfërve, ua jep të pasurve, komunizmi ua merr të pasurve, e jep të varfërve. Po komunizmi i varfëron. Si ka mundësi se teoria dhe praktika nganjëherë përplasen. A e kupton? Nuk është tamam. Tashi ky u lidh kundra Shqipërisë. Shiko, shpopullimi ka ndodhur në Venezuelë. Por ne jemi më përpara. Trafiku i drogës siç e thamë, që ka ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Po lëre pastaj korrupsionin në, në fushën ekonomike.
Edhe ofrimi i pasurive kombëtare në këmbim, në këmbim të mbështetjes politike. Po këto janë vdekjeprurëse për një vend. Pra që të vijnë t'i vëmë kokën muhabetit, diktatorët nuk mund të mbrohen me sovranitetin kur ata kanë cenuar pikërisht atë. Sepse sovraniteti është ekonomia, drejtësia, ligji, kuvendi, e kupton? Ky këto i ka shkatërruar të gjitha.
Shiko te rasti i Ballukut. Është rasti më alarmant që një kryeministër të ndërhyjë dhunshëm dhe të prishi gjithë lojën, të prishi gjithë funksionimin e një shteti, të kapi Gjykatën Kushtetuese, të bllokojë parlamentin dhe të kthejë në zyrë një zv/kryeministër e cila, sot që flasim, ka bërë 100 milionë tender. Katër tendera. 100 milionë. Sot që po flasim. Sa ditë ka që është kthyer në zyrë? Se ajo nuk di të bëjë gjë tjetër. Ajo atë profesion ka. A e kuptoni ju? Ja pra pasoja që u rikthye, erdhi pasoja. 20 milionë. Ka bërë sinjalistikën Tiranë-Durrës të autostradës. Ke parë ti sinjalistikën 20 milionë euro?
Absolutisht, shiko. Shiko, e para njëherë që kasusin ne e kemi, e kemi autokton. Nuk e kemi të përftuar. Rasti i Maduros shërbeu si inkandeshencë për politikën, për mediat, por ngjarja është këtu. Pra, nuk po shpikim rrotën ne sot. Vetëm që u hap kjo, kjo bisedë për shkak të një binjakëzimi, të një ngjashmërie.
Është e tmerrshme, domethënë, në Amerikën Latine, ndërkohë që je anëtar i NATO-s, edhe po hap kapitujt për në Bashkimin Europian, dhe ti ta kesh atë inkarnacionin, atë mishërimin tënd në Amerikën Latine. E kupton ti se çfarë ka bërë ky? Dhe nuk është për inat kjo punë. Kjo është, kjo është një instinkt vetëmbrojtjeje. Na dhëmb. E kupton? Nuk është çështje inati. Nuk ka njeri inat me Ramën’, u shpreh ndër të tjera avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.
© SYRI.net