Blushi: Qytetet që e nxorën Edi Ramën deputet, sot ndodhen në gjendje katastrofike

Blushi: Qytetet që e nxorën Edi Ramën deputet, sot ndodhen në gjendje katastrofike

19:31, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të përmbytjeve në vend.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Blushi shkruan se, dy qytetet që kanë bërë Edi Ramën deputet, Vlora dhe Durrësit sot ndodhen në gjendje katastrofike nga përmbytjet.

Reagimi i Tedi Blushit:

Durrësi sot është nën ujë, Vlora sot është pa ujë.

Ndërsa Belinda Balluku mban me thonjtë e pisët të Edi Ramës imunitetin politik, infrastruktura ka humbur çdo imunitet dhe po shkërmoqet kudo.

Durrësi dhe Vlora, qytetet që e nxorën Edi Ramën deputet, sot ndodhen në gjendje katastrofike.

Jo për shkak të fatkeqësive natyrore, por si pasojë e korrupsionit të pafre.

Dy perlat e turizmit shqiptar janë kthyer në simbole tragjike të babëzisë dhe mjerimit që prodhon keqqeverisja.

Durrësi nuk do përmbytej nëse Edi Rama do kujdesej njëlloj siç ia del që asnjë gram drogë të mos kapet prej vitesh në Portin e qytetit.

Vlora nuk do thahej për ujë nëse Edi Rama do kujdesej njëlloj siç grabit pronat e shqiptarëve buzë detit me ‘investitorët strategjikë’

Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një tragjedi, jo vetëm për financat publike, por për jetën dhe dinjitetin e qindra mijëra qytetarëve që po paguajnë padrejtësisht çmimin e lartë të korrupsionit dhe inkriminimit të një Qeverie të bërë tapë nga droga.

Ka vetëm një zgjidhje, të bashkohemi për të shporrur Ramaduron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco