Një kallëzim penal i depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që prej 1 prillit 2025, nga Adriana Kalaja hedh akuza të rënda për abuzime financiare që kapin vlerën mbi 46 milionë euro, të lidhura me Bashkinë e Durrësit dhe Ujësjellës-Kanalizime Durrës.
Në kallëzim janë përfshirë emra si Belinda Balluku, Ceno Klosi, Emirjana Sako, Spartak Kovaçi, Genti Klosi, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, që mund të rezultojnë nga hetimet e SPAK. Në kallëzim thuhet se fondet janë keqpërdorur në dëm të interesit publik, ndërsa provat përkatëse janë dorëzuar pranë organit të akuzës.
Kalaja lidh situatën e rënduar të krijuar së fundmi në Durrës, por edhe episode të ngjashme të përsëritura në të kaluarën, me mungesën e investimeve në infrastrukturë, duke theksuar se nëse fondet do të ishin përdorur për qëllimet për të cilat ishin destinuar, gjendja aktuale do të ishte ndryshe.
Pavarësisht faktit që SPAK ka konfirmuar se çështja është regjistruar që në prill 2025, deri më tani nuk është kryer asnjë veprim konkret hetimor. Kjo situatë, ngre pikëpyetje mbi reagimin e institucionit dhe zbatimin e dispozitave ligjore, "ndërsa kjo organizatë kriminale, se kështu e kam cilësuar në kallëzim, do ishte pas hekurave, dhe jo duke harxhuar paratë e grabitura në "xhepin tonë", me pushime jashtë vendit."
Nëse SPAK do bënte detyrën......
Më datë 1 prill 2025, kam depozituar kallëzim penal në SPAK kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit, Emirjana Sako, Spartak Kovaçi, Genti Klosi dhe çdo person tjetër të paidentifikuar prej meje por që do rezultonte nga SPAK, që kishte lidhje me këto vepra penale që kam kallëzuar.
Sipas provave të referuar në SPAK, shuma e abuzuar e që lidhej me Bashkinë dhe Ujësjellës Kanalizime Durrës, shkon mbi 46 milionë Euro.
Ajo që ndodhi sot në Durrës dhe jo vetëm, por edhe herë të tjera, tregon qartë se institucionet vendore kanë rënë dhe se shifrat e abuzuar nëse do ishin investuar në zërin përkatës në interes të publikut, situata do ishte komplet ndryshe.
Nisur nga shkresa e SPAK, se kjo çështje është rregjistruar që në prill 2025, dhe organi i akuzes nuk ka bërë asnjë veprim konkret hetimor, tregon qartë se nëse SPAK do reagonte bazuar në dispozita ligjore, kjo organizatë kriminale, se kështu e kam cilësuar në kallëzim, do ishte pas hekurave, dhe jo duke harxhuar paratë e grabitura në "xhepin tonë", me pushime jashtë vendit.
Një falenderim i madh i shkon dhe emisionit PLUG te Syri Tv, për këtë denoncim të bërê mbi fakte e prova.
Gjithsesi,
Erdhi dita të japin llogari.
Kush e ka rradhën......?
PS: Prokurorja e çështjes, ka shansin të tregojë se e ia seriozisht zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, meqenëse është emëruar dhe në Krye të Seksionit të Luftës Kundër Korrupsionit.
© SYRI.net